Edhe pse nuk kishte koncerte sikurse vitin e kaluar, Tayna e përmbylli me shumë sukses 2020-ën.
Për të filluar një vit të mbarë, rep-artistja ka udhëtuar drejt bregdetit dhe këtë e tregoi përmes videos me të cilën e nisi ditën.
Tayna postoi një video ku shfaq pamjen e mrekullueshme që e ka nga vendi ku po qëndron.
Sa i përket këngëve, “Johnny” është projekti i fundit i artistes, ndërsa ka paralajmëruar shumë projekte të reja, në mesin e të cilave edhe bashkëpunime me artistë të huaj.