Momenti kur Jozi e ofendon rëndë Gjestin duke e quajtur “k*pil shk*ne”

Mediale Vip

Momenti kur Jozi e ofendon rëndë Gjestin duke e quajtur “k*pil shk*ne”

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 09:28
Foto nga vendngjarja

Banorët e Big Brother VIP Albania 4 kanë vazhduar me diskutime edhe pas përfundimit të spektaklit.

Teksa po vazhdonin darkën, ka qenë Jozi ai i cili ka eskaluar ndaj këngëtarit pejan, Gjestit.

Ai e quajti ‘kopil shkine’ nëse nuk kërkon falje që hyri në mes dhe tentoi të prishte dasmën e tij me Loredanën.

“Veç një k*pil sh*ine nuk kërkon falje në një dasmë, edhe këtë po të them, nëse ti deri nesër në darkë nuk kërkon falje ndaj kësaj, e tregon vetëm një ko*il sh*ine, vetëm një që nuk ka gjak shqiptari nuk kërkon falje”, iu drejtua ai.

Tutje tha sërish: “Gjënë që e ke bërë ti dhe nuk ke kërkuar falje vetëm një k*pil shk*ne e bën. A e ke dëgjuar atë këngën ‘Boll o ko*il sh*ine na ke vra mas shpine’”.

Gjesti më pas u pa i prekur dhe vazhdoi duke ia kthyer dhe treguar se çfarë do të thotë të jesh ‘k*pil’.

“Unë jam k*pil sh*ine a, mu po më thua a. Unë jam k*pil sh*ine që nuk kam kërkuar falje. Marre të qoftë”, tha ndër të tjerash artisti nga Kosova.

Kjo ishte e rëndë nga ana e Jozit dhe nuk pritej një gjë e tillë, pavarësisht se me Gjestin nuk ruajnë raporte të mira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat