“E kanë rrethuar hienat Lorin, po bie dalë ngadalë”, Jozi pas përjashtimit: Më vret se është keqkuptuar

Mediale Vip

“E kanë rrethuar hienat Lorin, po bie dalë ngadalë”, Jozi pas përjashtimit: Më vret se është keqkuptuar

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 23:16
Jozi

Jozef Marku ka sqaruar edhe një herë në spektaklin e Big Brother Vip incidentin që ndodhi me Gjestin dhe ofendimet e drejtuara ndaj tij, për të cilat ai mori zarf të zi dhe u përjashtua nga gara.

“Më vret që është marrë si ofendim ndaj bashkëkombësve tanë, ishte një shembull i keq për Gjestin që të mos arrijmë në këtë pikë. Ndodhi çfarë ndodhi, jemi këtu, kam kërkuar falje për të gjithë ata që e kanë keqkuptuar dhe më dhemb shumë keqkuptimi”, tha ai.

Ai ka komentuar edhe situatat e fundit të Loredanës gjatë ditëve pa të në shtëpi, kur disa herë ka thënë se Jozi e ka gënjyer apo ka vënë në pikëpyetje nëse ai e ka dashur vërtetë apo jo.

“E kanë rrethuar hienat Lorin dhe po bie dalë ngadalë, mjafton një moment i vogël prania ime pranë saj dhe i sheshon çdo gjë”, tha Jozi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat