Furtuna “Vjosa” në Tiranë

Opinione

Furtuna “Vjosa” në Tiranë

Dush Gashi Nga Dush Gashi Më 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Vjosa Osmani

Andi Bushati po thotë pak a shumë se Vjosa Osmani, në një nga vizitat më të tensionuara në Tiranë, erdhi me agjendë anti-Rama, përkatësisht për t'i thënë kryeministrit të Shqipërisë se është bashkëpunëtor i Vuçiqit dhe se këtë, në vend se ta bëjë prapa dyerve të mbyllura, e bëri publikisht dhe më me forcë edhe se presidentët grekë.

Ka dy gjëra që vërtet janë të dhimshme në raportet mes Tiranës e Prishtinës: dy kryeqytetet shqiptare shpesh përplasen publikisht për çështje të strategjisë kombëtare, për të cilën do të duhej të kishin unitet dhe, e dyta, interferojnë në luftën politike mes partish politike të njëra-tjetrës, gjë që nuk do të duhej të ndodhte.

Prandaj, pa dyshuar aspak në qëllimin e mirë të Andi Bushatit, megjithatë mendoj se ai u është shmangur dy pyetjeve esenciale, të cilat e shfaqin pozicionin jo fort të lavdishëm të qeverisë së Tiranës:

- A do të bënte punë t'i thuash prapa dyerve të mbyllura Ramës se është bashkëpunëtor i Vuçiqit?

- Si është e mundur që, përballë gjithë kësaj "furtune" të Vjosës Tirana zyrtare të mos ketë çfarë të thotë? Pse Edi Rama, përndryshe mjaft llafazan, zgjodhi heshtjen?!

Megjithatë, mendoj se gjërat duhet parë në një kornizë më të gjerë: ma merr mendja se po përfundon koha kur për punët e Kosovës do të duhet dëgjuar çfarë thotë Vuçiqi në Beograd apo se çfarë ndodh prapa perdeve të diplomacive ballkanike. Më më interes do të jetë të dihet se çfarë mendon zonja Madeleine Albright!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat