Vite më parë i kam paralajmëruar shumë deputet të disa partive politike se në zgjedhjet e fundit të cilat u mbajtën kanë për ta humbur statusin e deputetit.
Atëherë me sulmonin për injorancë dhe i pa vizion.
Herë , herë edhe me akuzonin sikur të kisha ndonjë urrejtje ndaj tyre edhe pse as nuk i njëhja dhe as nuk me njihnin, por e dija se aktiviteti i tyre si deputet në shërbim të zgjedhësve ishte shumë i dobët , në vend që t'u shërbenin interesave të atyre, të cilët i kishin dërguar në parlament, sulmonin, fyenin, linçonin dhe shërbeheshin me një vokabular të pa përshtatshëm njëri kundër tjetrit, i cili nuk i përgjigjej nivelit të deputetit thuajse në çdo seancë të Parlamentit.
Tani, posi u doli siç u thosha unë, nuk po reagojnë, po heshtin sepse nuk kanë tjetër alternativë përveçse të pajtohen me votën e qytetarëve.
Madje, mund të qortohem si në rastin më deputet edhe më rastin tjetër që ka të bëjë me numrin e partive politike .
Numri i partive do të reduktohet vetëm në dy parti politike përjashtuar minoritet.
Tek në zgjedhjet e fundit të parakohshme ,partitë politike janë bindur përfundimisht ,se është e pa mundur të binden qytetarët me premtime të rrejshme për t'ia besuar qeverisjen e vendit.
Më mirë se qytetarët që i njohin partitë politike as partitë politike nuk e njohin njëra tjetrën, prandaj me kot e luftojnë njëra tjetrën në FUSHATA zgjedhore , me qëllim që të krijojnë huti të qytetarët për t’iu dhënë votën , qytetarët e kanë kaluar fazën kurë u besonin premtimeve të rreme të partive, tani partitë duhet të jenë të kujdesshme kur përmjetojnë se çka premtojnë dhe se a janë në gjendje apo jo t'i përmbushin ato premtime, në të kundërtën do të ndëshkohen nga qytetarët.
Tani e tutje, pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, Cilado parti që do ta qeverisë vendin, për çdo veprim kundër interesave të vendit dhe qytetarëve do ta merr ndëshkimin e merituar të qytetarëve, sepse sintagmave e politikave distrikteve të partive , se jo këta janë elektorat i partisë tonë, prandaj edhe nëse nuk kemi vepruar në shërbim të interesave tyre do t'na votojnë, kjo tani me nuk funksionon, sepse qytetarët pavarësisht se cilës parti i takojnë, qeverisjen e vendit ua besojnë asaj partitë të cilës i besojnë se do të angazhohet për interesa të vendit dhe mirëqenën e qytetarëve.
Këtë hipotezë elektorale e kanë vërtetuar zgjedhjet e fundit të parakohshme të 14 shkurtit 2021, në të cilat edhe elektorati i partive tjera e kanë votuar LVV-në.
Tani e tutje kjo logjikë elektorale do të vlejë për të gjitha subjektet politike në vend.