Ditën e Diele më 25 Prill 2021, PD dhe Aleanca për për ndryshim do të arrijnë një fitore të madhe duke larguar me votë sektin e Edi Ramës dhe votuar për kryeministër Lulzim Bashën.
Sekti i Edi Ramës është në “grahmat e fundit”, prandaj kërkon që të fitojë mandatin e tretë qoftë edhe me “grykën e pushkës”.
Lulzim Basha, PD dhe Aleanca për për ndryshim janë shumë afër fitores së madhe ditën e diele! Demokratët dhe shqiptarët presin me padurim largimin e kryeministrit që i përdhunoi për 8 vite!
Gjatë takimeve me votuesit, kupton qartë gjendjen shoqërore, psikologjike dhe ekonomike të shqiptarëve.
Situata e zymtë në këta 8 vite e krijuar nga sekti i Rilindjes është në favor të qarqeve më antishqiptare në rajon dhe në botë, që kërkojnë depopullimin e Shqipërisë në 1.000.000 banorë.
Lulzim Basha angazhohet fuqishëm për pengimin e këtyre “planeve ogurzeza” për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët dhe integrimin në BE, aspiratën e të gjithëve sidomos mbas viteve 90-të.
Të dielën do të fitojnë:
Të rinjtë, pensionistët, të papunët, biznesi, ekonomia, kultura, integrimi, ligji, gratë, fëmijët, të abandonuarit nga Edi Rama!
Të dielën e madhe do të fitojë demokracia dhe Shqipëria!
Faik Konica shkruante: “Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898)”.