Ditë më parë, me propozimin e ministres së Punëve të Jashtme, Zonjës Donika Gërvalla dhe me dekretiminn e presidentes, Zonjës Vjosa Osmani, janë liruar dhe tërhequr nga detyra 12 diplomat. Bëhet fjalë për diplomatë të emruar sipas çelsit politik, të cilëve, ose iu kishte mbaruar mandati,ose ishin emruar pa kritere dhe në shkelje të dispozitave ligjore. Sipas ligjit, diplomatët e emruar politikisht, kanë të drejtë në vetëm një mandat dhe pastaj lirohen nga detyra pa kurfar obligimi ligjor ndaj tyre. Mirëpo ky obligim ligjor sikur nuk është respektuar gati asnjëherë, sepse edhe përkundër skadimit të mandatit ata kanë vazhduar t’a ushtrojnë detyrën, në kundërshtim me ligjin, sepse ashtu i ka konvenuar shefave të tyre.
Prandaj Qeveria Kurti 2 ka vendsur t’i ndalë këto praktika, që i kanë sjellur vetëm dëm politik dhe diplomatik Kosovës. Madje edhe gjatë qeverisjes Kurti 1, deri sa ministër i Punëve të Jashtme ishte Zotri Glauk Konfufca, ai kishte propozuar tërheqjen e këtyre diplomatëve, mirëpo Hashim Thaqi refuzoi, duke i mos dekretuar ato.
Këto shkarrkime janë vetëm hapat e parë drejt reformave strukturore që duhet të bëhen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe shërbimin diplomatik, që është në përputhje me Programin qeverisës të paralajmëruar edhe gjatë fushtës zgjedhore.
Menjëherë pas këtyre lirimeve nga detyra të diplomatëve, opozita reagoi ashpër duke kritikuar Qeverinë, se ajo po i hakmerret opozitës, që nuk qëndron aspak.
Duhet të theksoj se emrimet sipas çelsit politik janë të parapara me ligj dhe nëse gjatë emrimit nuk janë shkelur procedurat e parapara, është në rregull, mirëpo kur ato bëhen në bazë të shantazheve, favoreve të ndryshme, kushtëzimeve të partnerëve të koalicionit për ndarjen e « kollaçit » dhe në kundërshtim me ligjin, siç ka ndodhur gjer më tani, nuk është rregull. Madje në emër të çelsit politik apo partiak, janë emruar, vllezërit, motrat dhe familiarët e ngushtë të ministrave dhe deputetëve, madje edhe me shkollë fillore dhe të mesme, pa kurfar kriteri.
Që nga pavarsia, diplomacia e Kosovës në vazhdimsi është degraduar duke emruar kuadro të papërgatitur, të pakualifikuar që ka qenë nënçmuese për përfaqësimin e Kosovës, që ndonjëherë fatkeqësisht, ka rezultuar me vërejtje nga shtet pritëse.
Ka raste ku ambasadat apo Konsullatet janë vendosur nëpër objekte të dyshimta, ose sikur Konsullata e Kosovës në Frankfurt të Gjarmanisë, është vendosur në katin e 14-të të një hoteli, me qira të majme.
Vlenë të theksoj se për të gjitha parregullsitë e manifestuara, ndër vite ka reaguar sindikata e Ministrisë së Punëve të Jashtyme, por pa kurfar rezultati.
Fatkeqësisht këto keqpërorime dhe papërgjegjshmëria e klasave të kaluara politike, është pasqyruar edhe në shërbimin diplomatik të Kosovës.
Duke patur parasysh faktin se Kosova si shtet i ri, për shkak të mosnjohjeve, e ka patur vështirë në arenën ndërkombëtare, prandaj është dashur që nga pavarsia të angazhohen njerëzit më të ndritur, intelektual të spikatur, njerëz reprezentativ, për t’a përfaqësuar dhe fuqizuar Republikën e Kosovës para faktorit ndërkombëtar. Për fat të keq, për shkak të sjelljeve të papërgjegjme të kastave politike, kjo nuk ka ndodhur, edhe përkundër disa ambasadorëve të karierës që kanë qenë të përgjegjshëm dhe profesional në suaza të kapaciteteve individuale.
Prandaj është mëse e domosdoshme që Qeveria Kurti 2, sa më shpejtë, por me kujdes, të bëjë reforma të thella në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me qëllim që Kosovës t’i kthehet dinjiteti diplomatik në arenën ndërkombëtare.
Bruksel, 22 Maj 2021 Skender Musliu, jurist i diplomuar