Opozitë e pa kripë dhe e pacipë

Opinione

Opozitë e pa kripë dhe e pacipë

Nga: Dedë Preqi Më: 3 qershor 2021 Në ora: 13:25
Dedë Preqi

Kjo opozitë si kurrnjëherë tjetër, kritikat i ka të pa kripë dhe fyerjet pa cipë, në krye me PDK, LDK, dhe AAK, ata po e luajnë rrolin e pa kurrizorëve, përveq të kaluarës së tyre me pushtete mafioze e të korruptuara, kemi në këto çaste edhe një paraqitje tjetër në rrolin e opozitës destruktive, që i ngjajnë më shumë një dore të zgjatur, që po ia përmbushin planet dhe apetitet politikës së Vuçiqit.

Sjellja e tyre ekstravagande nuk i afrohet aspak rrolit të një opozite parlamentare që trajton çështjet me interes të përgjithshëm për vendin dhe që sjell alternativa të reja e pozitive, poashtu nuk lë fare përshtypjen e një serioziteti, kur kritikat i bëjnë të pa sakta dhe me shpërthim emocionesh.

Ky model i opozitarizmit, të cilën e ka zgjedhë kjo elitë politike, na jep shenja të kuptojmë se kemi të bëjmë me një energji të keqe shoqërore të akumuluar nga rrymat e dobëta dhe primitive politike, dritat e të cilëve janë shumë të zbehta për të parë të ardhmën e këtij populli.

Gjuha e bastarlluar në Parlament, fyese dhe denigruese, mesazhet që ia përqojnë këtij populli janë të ftohta dhe e humbin besimin nga vetja dhe shtyejnë atë të mohojnë gjithë atë që ndjejnë dhe të dyshojnë tek vlerat e tyre, dhe një gjuhë e tillë e fëlliqur nga cili do deputet, duhet të dënohet dhe sanksionohet nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të ligjeve dhe normave etiko-morale të Parlamentit.

Në sëcilin Parlament ku mungon gjuha parlamentare dhe etike , ajo që i përshtatet Kuvendit dhe e cila flitet në emër dhe interes të popullit, i cili ua ka besuar votën, dhe në të kundërtën ajo zavendësohet me plot gojën me broçkulla e fjalë të turpshme, të pa ndershme me shpifje e shantazhe, duke e etiketuar dhe fyer njëri-tjetrin në mënyrat më të ulëta njerëzore, është më shumë se një dështim total moral dhe çrregullim i një shoqërie njerëzore.

Asgjë nuk e bënë problematike shpirtin e njeriut se pastërtia e karakterit dhe cilësia fisnike e tij. Nëse njeriu nuk e posedon një gjë të tillë në brendinë e vet, atëherë kemi një dukje dhe përshtatje jo njerëzore, ku veprojmë dhe sillemi brenda një rrethoje të hapur apo të mbyllur, e cila kërkon ta vëjmë vetën nën kontrollë, përndryshe gjithëherë qëndrojmë nën llupën e të tjerëve.

Sjelljet, shprehjet përmes të cilave e nëçmojnë pa të drejtë dhe e përqeshin pozitën, apo pushtetin aktual të Albin Kurtit, janë dobësi dhe hipokrizi e një shoqërie të dështuar, diagnozat dhe prognozat e të cilëve janë të njohura, por gjitha këto trajtime dhe vullgarizma të tyre, jo vetëm që e ulin prestigjin e opozitarizmit, por në anën tjetër e pengojnë dhe denigrojnë punën dhe rrolin Parlamnetit tonë.

Kjo shoqëri pozitë-opozitë, sikur nuk e ka gjetur ende një gjuhë të përbashkët që të bashkëpunojnë në harmoni së bashku të paktën njëherë në seancën e Parlamentit, pa e provuar atë impulsin e prishjes së marrëdhënieve midis tyre, dhe a duhet ta pyesim vetën njëherë se, cili është qëllimi i jonë i përbashkët dhe kur do të arrijmë unitetin dhe pikësynimin tonë në një interes të përbashkët.

Qytetari i vendit me të drejtë bëhët i pa durueshëm, shpeshherë detyrohet ta humb durimin e vet, madje i thotë vedi, çka mundemi me pritë prej këtyre njerëzve, që nuk janë në gjendje të gjejnë një kompromis në mes veti e të gjejnë harmoni dhe mirëkuptim pozitë-opozitë, së paku për të dëshmuar se jemi të gjithë së bashku për këtë popull dhe për këtë vend.

Opozita e ka obligim të bëjë kritika të nevojshme pushtetit të vet, të cilat janë të pranueshme dhe në kuptimin e qeverisjes së mirë të vendit, opozita ka të drejtë të gjejë dhe të korigjojë pikat e dobëta të pushtetit, ka të drejtë të mbrojë kauzat që janë në interes të popullit dhe shtetit, ka të drejtë të propozoj dhe të inkuadrohet në çështjet madhore të vendit, sikur janë politikat e brendshme dhe të jashtme, sikur janë reformat në arsim, kulturë e shëndetësi dhe shumë reagime të tjera, cilat janë në interes të përgjithshëm.

Kjo opozitë sikur po e tregon të kundërtën dhe nga njëherë po e luan rrolin e hiqit, sepse nuk po i intereson të kuptojë rrolin e vet opozitar, nuk po i intereson për një përshtatje dhe për një bashkëpunim me pozitën, sikur është çështja e dialogut me Serbinë, që kërkohet një unitet i përbashkët i gjitha partive politike dhe një përgaditje e plotfuqishme në kuptimin e një marrëveshje të frytshme dhe të suksesshme në mes palëve.

Jo rastësisht vjen në mendje fjala e ministres së Punëve të Jashtme e z. Donika Gërvalla, e cila prononcohet në një tubim dhe thotë; kur flasim për çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të matëmi mirë, por nga njëherë kur dëgjoj disa fjalë të pa zakonshme dhe banale nga opozita, ulëm e mendoj: athua me kë janë këta njerëz, me ne, apo me arushën e malit?

Është e pa imagjinuar për një qeveri të re, apo për një pushtet të ri, që po sa i ka mbushur 65 ditë pune, të bëjë mrekullitë e botës, të bëjë atë që pushtetet e mëhershme nuk mundën t’a bëjnë për 20 vite në pushtet, apo gjitha dështimet e tyre në një mënyrë të përkthehen dhe ta fajësojnë qeverinë aktuale, të Albin Kurtit.

As një shtresë njerëzore nuk ka dëshirë të jetojë në kushte të dobëta shoqërore, ekonomike dhe politike, në të njëjtën mënyrë as një grup njerëzor nuk mund të ketë begati të qëndrueshme, dhe të gjitha kushtet e plotësuara, nëse nuk e ka një pushtet të mirëfilltë dhe një harmoni në mes dy taborreve politike opozitë-pozitë, nuk mund të ketë as qeverisje stabile, nuk mund të ketë shtet funksional, kur gjendja e përgjithshme shoqërore nuk është e harmonizuar apo nuk është në binarët e jetës normale.

Prandaj, gjendja aktuale që po qëndron në mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, është shumë brengosëse dhe alarmuese, që lidhet me përceptimin e një shoqërie politike diskutabile, e cila tërë kohën po e shfrytëzon duke u marrë me fyerje dhe shantazhe ndaj njëri-tjetrit, sikur kjo opozitë po konsiderohet dhe po e dëshmon vetë se është një opozitë e pa kripë dhe e pa cipë.

Me një domethënje tjetër, përmes këtyre elementeve të cilat i ka bërë si rutinë opozita e sotme, si duket është gjetur vegla më e përshtatshme e përçarjes në mes këtyre subjekteve politike, për t’u bërë në këtë mënyrë «argat» i sukseseve të Serbisë, duke ia plotësuar apetitet dhe programet e Vuçiqit, ndaj Kosovës, pranda populli i Kosovës, e fton pozitën e në veçanti opozitën, që të jenë shpirtërisht më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj këtij populli dhe këtij vendi, të cilët janë me mendje me vepra dhe sy, të drejtuar nga ju, dhe presin gadishmërinë t’uaj që proceset e vendit tonë të marrin të mbarën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat