Trafiku i vdekjeve nëpër rrugët e Kosovës

Opinione

Trafiku i vdekjeve nëpër rrugët e Kosovës

Nga: Ismail Muqiqi Më: 9 qershor 2021 Në ora: 19:14
Ismail Muqiqi

Siguria nëpër rrugët e Kosovës është bërë lajmë i kronikave të zeza të cilat po ndodhin për çdo ditë në të gjitha anët e Republikës. Rasti i fundit i cili i shokoi qytetaret gjithandej ku humbën jetën katër anëtar të familjes të cilët sipas të gjitha gjasave ishin të pa fajshëm por pësuan nga ngasësi i automjetit i cili duke i mos respektuar rregullat në komunikacion shkaktojë katastrofë familjare.

Këso rastesh po ndodhin po thuajse çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës të cilat janë shndërruar në varre të qytetareve të pafajshëm. Këto po ndodhin për shkak të shumë faktorëve dhe shkaqeve të cilat u krijuan vite me radhë nga institucionet e pa përgjegjshme të cilat lëshojnë patentë të shofereve shkel e shko. Pas lufte në Kosovë u licencua me qindra Auto shkolla pa kritere të cilat i përcakton ligji për aftësimin, edukimin dhe trajnimin e kandidatëve për shofer.

Disa here në kuadër të Ministrisë të Transportit shpërthyen afera të ndryshme korruptive në drejtim të disa Autoshkollave dhe komisioneve të cilat janë përgjegjëse për respektimin e ligjit për dhënien e lejes për shofer dhe për sigurinë në komunikacion. Qeveritë e kaluara u morën pak ose fare për rregullimin e gjendjes dhe sigurinë në komunikacion.

U ndërtuan me qindra kilometra rrugë nëpër Komunat e ndryshme të Kosovës të cilat kanë mbetur pa sinjalizime dhe shenja përkatëse të cilat janë të domosdoshme në të gjitha rrugët e asfaltuara rajonale lokale, magjistrale dhe në atë të autostradës.  Sot nëse bëhet ndonjë analizë apo ekspertizë jam i bindur se 50% të atyre të ngasësve të automjeteve nuk kanë njohuri elementare për  dalje në komunikacion. Auto shkollat tona të cilat kanë lindur si kërpudhat pas shiut kanë pasur dhe kanë interesin e tyre financiar e jo aftësimin e kandidatëve për shofer.

Mjerisht kjo gjendje po shihet për çdo ditë nëpër rrugët tona ku po humbin jetë njerëzit e pa fajshëm nga adoleshentët të cilët e kanë marr timonin dhe po bëjnë gërdi. Janë të shpeshta rastet kur ngasësit e veturave konsumojnë alkool por nuk përjashtohet edhe përdorimi i drogës dhe substancave tjera narkotike. Sot i madh e i vogël pothuajse çdo qytetare apo çdo anëtar i familjes ka ose pretendon të ketë veturë personale.

 Kjo dukuri po vazhdon përmes importimit të automjeteve te vjetruara të cilat vendet e perëndimit i kanë larguar nga komunikacioni. Prandaj është koha e fundit që Qeveria, institucionet e shtetit dhe mekanizmat tjerë të mirën me këtë fenomen për ta parandaluar rrezikun permanent nëpër rrugët tona. Përgjegjësia i takon edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme përkatësisht departamentit për zbatimin e ligjit për siguri në komunikacion. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat