Edukimi për ngasje te automjetit

Opinione

Edukimi për ngasje te automjetit

Nga: Ramiz Spahiu Më: 9 gusht 2021 Në ora: 18:44
Ramiz Spahiu

Rrugët dhe mjetet e komunikacionit janë me rëndësi vitale për shoqërinë dhe shtetin. Jeta e qytetarëve bashkëkohor, as qe mund te mendohet pa trafik rrugor. Ngasja e automjetit ne trafik detyrimisht kërkon njohje te mire te rregullave te sigurisë dhe përgjegjësi ligjore, morale e njerëzore. Gjithashtu kërkon kulturë dhe edukatë te mirëfilltë. Dhe, çfarë do te jetë një shoqëri e një shtet, varet shumë nga edukimi qe u ofron qytetarëve te vet.

Edukimi është veprim i qëllimshëm, sistematik dhe i planifikuar i familjes, shkollës dhe institucioneve tjera shoqërore e shtetërore për formimin e një personaliteti te shendosh, pozitiv dhe te dobishëm për vetveten, familjen, shoqërinë, shtetin dhe njerëzimin. Edukimi i te rinjve për ngasje te automjetit duhet te çelikosi vetëdijen për njohje te thellë, respekt dhe zbatim sistematik te shenjave, rregullave dhe ligjeve te sigurisë se komunikacionit rrugor, por gjithashtu nënkupton edhe zhvillimin e ndjenjës se përgjegjësisë morale, njerëzore e ligjore. Njohja e rregullave te sigurisë se komunikacionit dhe edukimi i te rinjve për ngasje edukative te automjetit ka për qellim krijimin e sigurisë ne rrugët tona. Niveli lartë i kulturës se komunikacionit, është parakusht bazë për komunikacion te sigurt. Kultura dhe etika ne komunikacion mësohet qe ne vegjëli. E domosdoshme është ti mësojmë fëmijët për kulturën e komunikacionit qe nga mosha e hershme.

Numri i madh i aksidenteve qe ndodhin çdo ditë, flet për gjendjen e sigurisë ne rrugë, veçanërisht është tregues i nivelit te (mos) respektimit te rregullave dhe ligjeve te trafikut ne rrugët e Kosovës sot. Njëkohësisht tregon edhe defektet e sistemit te edukimit për siguri ne komunikacionin rrugor, dhe mangësitë tona kulturore. Dhe, shtrohet pyetja: A ju ofron shteti i Kosovës te rinjve edukimin e mirëfilltë për ngasje ne trafik? A kemi infrastrukturën e duhur rrugore dhe ligjore për siguri ne komunikacionin? A janë ne nivelin e detyrës institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit te sigurisë se komunikacionit rrugor? Cili është shkaktari i gjendjes ekzistuese ne rrugët tona sot? Çka duhet te bëjmë për te ecë drejt përmirësimit? Ne shumicën e këtyre pyetjeve, përgjigjen e gjejmë pasi ti kemi zbuluar dhe analizuar mire shkaktaret kryesor te aksidenteve dhe te gjendjes se sigurisë ne rrugët tona. Por, deri diku përgjigjen mund ta mësojmë edhe nga titujt e lajmeve mbi aksidentet ne faqet e portaleve tona, ku lajmet mbi aksidentet janë te përditshme, e mjerisht, tepër te shpeshta janë edhe ato me fatalitet: Aksident i rend, gjashtë te lënduar/; Aksident i rend, babë e bij humbin jetën/; Vdesin dy nga gjashtë te lënduarit/; Një dymbëdhjetë vjeçar viktima me e re e aksidentit .../; Aksident tragjik me katër viktima/; Për pesë muaj ne aksidente trafiku vdiqën 42 persona/ etj.

Për pasigurinë nëpër rrugët tona dhe për nevojën urgjente për dorën e fortë te shtetit, flasin mjaft edhe këta tituj: /Gjashtëdhjeteshtatë aksidente për njëzetekatër ore; /Shkel dy femra me veturë, duke ikur shkakton dy aksidente tjera; /Aksident zingjiror, vozitësi i dehur; /Rrahje brutale pas aksidentit etj. Krejt këto dhe veçanërisht skenat e shëmtuara te përleshjes fizike te pjesëmarrësve te aksidenteve te ndodhura ne Kosovë, janë tregues i nivelit te mjerueshëm te kulturës se përgjithshme dhe edukimit për komunikacion rrugor ne veçanti. Kjo tashme do te duhet te ishte një alarm i kuq për te gjitha institucionet tona shtetërore, qe ndërlidhen me edukimin për siguri ne komunikacionin rrugor.

kjo gjendje alarmante duket se tashmë ka prekur ndërgjegjen e fjetur shtetformuese te qytetarëve dhe kompetentëve te shtetit, sepse nëpër portale gjithnjë e me shpesh kemi kësi tituj: /Policia kontrollon rrugët me dron; /Policia aplikoi kontrolle te shtuara te alkool-testit; /U konfiskuan tridhjetekatër patentë shofer; /Policia gjobit veturën zyrtare; /Gjobitet polici, nuk i respektoi rregullat; /Tejkaloi ne vij te plot, gjobitet qytetari (video incizim i dërguar nga qytetaret); /Përdori telefonin gjatë vozitjes, dënohet shoferi (video incizim); /Qytetaret vazhdojnë te fotografojnë shoferet qe thyejnë rregullat etj.

Prandaj, nga këtu ju bej thirrje te gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve qe për ngasje te automjetit, te marrin një edukim te shëndetshëm njerëzor, me bindje e botëkuptim te drejt mbi trafikun rrugor, karakter, mentalitet e disiplinë te shendosh dhe me vlera te larta pozitive, ne shërbim te vetvetes, familjes, shtetit e shoqërisë njerëzore përgjithësisht. Te formojmë shprehi, bindje, edukatë dhe kulturë te mirëfilltë te ngasjes, sepse ajo do te na shërbej gjate gjithë jetës. Ngasja edukative do te rrezatoj pozitivisht nëpër rrugët tona te stërmbushura me aksidente. Madje, edhe te fëmijët tanë do te bartet ajo, si trashëgimi edukative. Prandaj, prej ngasjes edukative te automjetit, do te përfitojmë çdo ditë ne radhe te par vet ne, pastaj familja, qytetaret dhe shteti ynë.

Elementet e para te edukatës se shëndetshme, kulturës dhe disiplinës se ngasjes merren ne fëmijëri, ne familje dhe institucione parashkollore, por duhet vazhduar edhe ne shkollën fillore dhe te mesme. Fushatat e vetëdijesimit, (Çka di mbi komunikacionin, Kultura e sigurisë ne trafik, etj.), i shërbejnë këtij qëllimi. Në te mirë te sigurisë sonë do te ishin edhe shumë aktivitete dhe angazhime tjera te institucioneve shtetërore, ne koordinim me përvojat e shteteve te përparuara euro perëndimore. Do te ishte e mirëseardhur, mbase e domosdoshme, qe përmbajtje edukative nga bazat e kulturës se komunikacionit rrugor te përfshihen ne kuadër te programeve shkollore, qoftë edhe si lëndë zgjedhore. Prandaj, është i nevojshëm dhe urgjent një koordinim i mirëfilltë i te gjitha institucioneve shtetërore ne Republikën e Kosovës, dhe një mobilizim i përgjithshëm shtetëror me qellim te vetëdijesimit te rinise sonë për domosdonë e respektimit te rregullave dhe ligjeve te sigurisë se trafikut rrugor. Madje, zëri i profesionistëve përgjegjës te shtetit duhet trokitur edhe ne çdo familje, përmes televizionit, internetit dhe mjeteve tjera te informimit, për te sensibilizuar qytetaret mbi gjendjen alarmante dhe për humbjet e jetëve qe po ndodhin çdo ditë nëpër rrugët tona.

e par edukimin e te rinjve për trafik rrugor si pjesë e rëndësishme dhe e pa ndarë e punës edukative, atëherë duhet te kujdesemi qe përmes koordinimit te të gjithë faktorëve relevant shtetëror, te rinjve tu rrënjosim konceptin e zbatimit rigoroz te rregullave dhe ligjeve te komunikacionit rrugor si dhe përgjegjësin ligjore, morale dhe njerëzore te ngasjes se automjetit ne rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat