Këtë po e them, po dhe citoj titullin nga Time (Tajms),të publikuar në fillim të luftës së II botërore, 19 prill 1940, në të cilin gazeta shkruante se fjala kuisling letrarëve u ka ardhur si dhuratë nga qielli.
„Nëse u është urdhëruar që të gjejnë këtë fjalë të re për tradhtarët, do e kenë patur vështirë të gjenin këtë kombinim shkronjash të shkëlqyera”, shkruar nga Time.
Kjo fjalë magjike, e cila në një të ardhmen do bëhej shumë e pranuar në të gjitha meridianet, si sinonim për tradhtinë, nuk ka ardhur nga Zoti, po nga mbiemra liderësh të partisë nacionalsocialiste të Norvegjisë, oficerit dhe politikanit Vidkun Quisling, të cilin Hitleri, pas okupimit të këtij shteti skandinav, e kishte emëruar për kryeministër. Pas luftës Qusling është dënuar me vdekje dhe është ekzekutuar me pushkatim për tradhti ndaj atdheut dhe kolaborimit me nazistët, dhe historia kishte shënuar se derisa qëndronte para togut të pushkatimit kishte nxjerrë zë të lartë duke thënë - “unë padrejtësisht jam dënuar dhe po vdes pafajshëm!”
Dhe pak fjalë për Kuislingun norvegjez – lojë fati apo fjalësh, do dali se shumë më shumë nga roli i tij i turpshëm politik, ishte farkuar fjala me mbiemrin e tij. Andaj për Vidkun Quisling dhe sot shumë pak dihet se kuptimi kuisling nuk është adoptuar dhe përvetësuar në librat, deklarimet e shkrimtarëve, sociologëve, gazetarëve, politikanëve po edhe nga ata të botës së zakonshme.
Vidkun ishte bërë aq i “popullarizuar” dhe gjatë jetës kur ishte në kulmin e fuqisë politike në shërbim të Hitlerit, gazeta londineze Time kishte publikuar thurjen e shkrimit për të.
Një vit më vonë, verë 1941,kryeministri britanik Winston Churchil në fjalimin e tij para deputetëve kishte përdor këtë “fjalë të re” për të cilën kishte paraparë se: “do të bartë urrejtjen nga njerizimi ndër shekuj, ndaj elitës së ulët kuislinge, të përvetësuar si huazim nga ana e pushtuesve që të realizonin planet e tyre dhe të punonin në emër të tyre, qeverisjen ndaj bashkëkombësve të vetë”
Se Churchil e kishte paramenduar jetëgjatësinë e këtij kuptimi, jo vetëm në vitet e para të decenies pas luftës po edhe për të sotmen, kur një numër autorësh amerikan, përfshirë këtu edhe nobelistin Pol Krugman, që presidentin Trump e përshkruanin si kuisling! „Ngase mbron Rusinë përderisa sulmon miqtë dhe partnerët tanë më të afërt, duke u shërbyer pronarëve të huaj në llogari të shtetit të tij” kështu shpjegonte Krugman në New York Times. Në këto vite kishte autor në Washington Post të cilët jo vetëm Tramp po dhe tërë udhëheqjen republikane në Kongres dhe Senat i përshkruanin si “establishment kuisling“!
Këtë epitet e kishte përdor lordi Chris Patten (që e mbajmë mend si ndërmjetësues për paqen për ish SFRJ), kur kishte dhënë komentin për protestat studentore në Hongkong, e kishte përshkruar Carrie Lam, kryebashkiaken e qytetit – shtet, si e përkulura e Pekinit zyrtar, si “një liderë kuislinge e cila si të tillë historia e Hongongut do ta shkruaj”!
Ky vështrim i shkurtër në etimologjinë e kuptimit kusling, të inspiron nga e sotmja që po ndodhë në raportin Shqipëri – Serbi! Kryeministri i Shqipërisë do vraponte sa në Novi Sad,Beograd dhe Nish që të japi pëlqimin për “Mini–cshengenin” dhe ta kurorëzonte në Shkup ,29 korrik 2021, si “Open Balkan”. Ky ndryshim është një kamuflim, ngase qëllimi dhe brendia mbetet e njëjtë. I kamufluar ishte edhe si “Mini –schengen”,dhe në këtë ishte e kamufluar një “Jugosllavi e Re” më mirë të thuhet Serbia e madhe.
Po! Është ky një mjet për dominimin ekonomik nën sundimin e Serbisë. Ishte kjo tentative e katërt, ne Shkup, për krijimin e Jugosllavisë se re. Kjo është një iniciativë e vjetër me një paketim të ri! Po, përmbajtja dhe qëllimi mbetet i njëjtë. Me që Kosova refuzon këtë marrëveshje, Edi Rama edhe kishte ironizuar me kryeministrin Albin Kurti. Qeveria e Kosovës e vlerëson si të pavend dhe në rrethana aktuale me Serbinë si të dëmshëm, dhe si shumë të rrezikshëm, ngase ka prapavijë politike, pretendimin hegjemonist serb që atakon drejtpërdrejtë shtetësinë e Kosovës dhe interesat tona kombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa ekuivokë, ka bërë dhe vazhdon t´i bëjë inkursion Kosovës – thënë shkurt thikë pas shpine. Me veprimet e tija ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtoj rënd dhe tani interesat kombëtare!
Dhe kthehemi për 107 vite pas, se çfarë kishte ndodhur në vitin 1914.Kryeministri serb Nikola Pashiç dhe Esad Pasha kanë patur idenë të lidhin Serbët dhe Shqiptaret, në atë kohë me një lidhje të fortë dhe shumë efikase – me hekurudhë. Kështu në vitin e largët 1914, pjesë e marrëveshjes së fshehtë, të nënshkruar në Nish, ishte edhe ndërtimi i hekurudhës nga Nishi në Durrës. Qoftë edhe pas 107 vitesh. Dalja e Serbisë në det është aspiratë e vjetër si program Ruso – Serb. Koincidencë kjo apo vazhdimësi me të sotmen , Rama–Vuqiç, apo amanet nga Pashiç dhe miku i tij Esad Pasha?!
“Open Balkan” është një model i ish Jugosllavisë, mu si Marrëveshja Shqipëri –Jugosllavi e vitit 1946,Tito–Enver Hoxha, kjo që përmbante se në Shqipëri në shkolla do futej edhe mësimi i gjuhës serbe si lëndë fakultative, kjo që fatmirësisht u shkëput në vitin 1948. Shqipëria, me kryeministrin snob që me lojën e Vuqiç, i është bashkuar narratives serbomadhe me platformën sureale “Minishengen”!
Në 2013,në Bruksel ishte nënshkruar “Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë”, marrëveshje kjo shumë e dëmshme për Republikën e Kosovës nënshkruar nga Hashim Thaçi, ku serbët kërkojnë kompetenca ekzekutive. Pra një “Republika srpsaka” brenda vetë shtetit të Kosovës,një “bombë me sahat”.
Hashim Thaçi si president do shkoj edhe më larg, duke gjetë dakordancë me presidentin e Serbisë, për si thoshte “për shkëmbim territoresh” apo “korrigjim kufiri”, pra me këtë edhe vetëm si ide e aprovuar nga presidenti kishim shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit pra –shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës me të dyja këmbët. E gjithë kjo, se do blinim paqen nga Serbia duke i kënaqur orekset serbomadhe hegjemoniste të Serbisë. Pra veprime të shefit të shtetit në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.
Dhe nga kjo, aksioma e këtyre marrëveshjeve, do dali se: Esat Pasha,Enver Hoxha dhe tani Edvin Rama dhe Hashim Thaçi vepruan duke punuar në interes të shtetit të Serbisë, duke dëmtuar interesat shtetërore dhe kombëtare. Mund të thuhet se Enver Hoxha dikur kishte kuptuar kurthin e RSFJ, pasi Shqipërinë e kanosi rrënimi ekonomik dhe mungesa e ushqimit, dhe në 1948 do shkëpuste marrëveshjen!
Kështu aksioma, po ta nxirrej nga nobelisti Krugman, për ne, ai do kishte shkruar se këto janë veprime kuislinge kur merren si “punë e kryer”, pra dokumente apo dakordime sipas dëshirës së presidentit serb Vuqiç dhe syrit kujdestar Daqiç, e për interes të shteti të Serbisë.
Dhe si do thoshte Churchil, kuislingët zbatojnë planet e shtetit tjetër, tani Serbisë, ashtu që në emër dhe interes të sajë të qeverisnin mbi qytetarët e shtetit të vetë.
Po ku qëndron magjia e kësaj fjale – nëse për qëllimin e pajtimit, gjenden kuslingët dhe punojnë me decenie për pajtimin dhe arritjen e një paqeje, mes dy popujve, atëherë qëndrojmë aq edhe më larg.
Në vtin1990 Milosheviç e kishte realksuar popullin serb për “Çështjen nacionale serbe”, me premtimet sa që me politikën e viteve të 90 e tkurri, atëherë (SFRJ).Dhe që të kthehej ajo që ishte premtuar dhe humbur – u farkua një kuptim ri “Miniscengeni” i kamufluar në “Balkan Open” apo strategjia serbe “Bota serbe”. Për të cilën kërkohet shumica serbe në Maltë Zi me shumicën serbe në Serbi dhe R.Srpska, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe të mbyllnin konturën shpirtrore të Milosheviçit, Karaxhiç, Mladiç si dhe Cecës dhe Arkan, Pinkut dhe Vulinit..
Dhe kur një numër qytetarësh mbështesin që në “Festën e Birrës” në Korçë t´u këndojë G.Bregoviç, ndoshta do donin që në këtë festë të këndonte edhe këngëtari Xhole këngën “vetëm luftë të mos ketë” – Por, besoj se diçka kemi mësuar nga historia?!
Tani kur Serbia, nga dita në ditë po tregohet edhe më armiqësore ,duke dërguar edhe kërcënime drejtë Kosovës ,çfarë të thuhet për Qeverinë dhe PS e Shqipërisë, po vazhduan të jenë përkrah kryeministrit dhe Botës serbe – “Establishment kuisling”.
Serbia, po ka intensifikuar luftën special psikologjike drejtë dhe brenda Kosovës. Këtë e bënë përmes mediave dhe portaleve të Beogradit, që i kontrollon Vuçiç, si RTS, Politika,Tanjug,B92,TV Prva, Kurir…
Krahas këtyre është rreshtuar në Prishtinë edhe TV7, nuk dimë nga naiviteti apo?! Po nga studio e sajë analist apo janë emisar, dhe Berat Buzhala dhe Ilir Mirena po e bëjnë lojën e luftës psikologjike me mesazhet se “Serbia mund ta pushtoj Kosovën për 9 apo edhe 3 orë”. Mesazhe këto që përçojnë te qytetarë e Kosovës ulje morali, frikë, defetizëm, mosbesimin në institucionet e shtetit të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Ky është fakt! Kuislingët kudo rreth nesh, – në Prishtinë dhe Tiranë!