Në Cetinë popet serb kënduan këngën për gjakderdhje të serishme. Se këta popet serb janë krejtësisht të zhveshur nga morali, mirësia e krishterë, dinjiteti, mëshira që predikohet nga Krishti u tregua edhe një herë, haptas dhe para syve të Botës. Besojmë që bota nuk është e verbër. BE hapi sytë deri sa nuk është vonë. Adresoje burimin e krimit në Gadishullin Ilirik. Popet serb janë spiun rus dhe këtë detyrë e kanë që nga viti 1922 kur u bë autoqefalja e kishës serbe e cila u shit me kusht që kjo kishë të jetë gjithmonë në shërbim të Rusisë. Kisha serbe bekon krimin dhe kriminelet.
Dje në Cetinë Joanikije u shugurua me dhunë, në tym e zjarr, nën protesta të ashpra, dhe shumë të drejta kundër kësaj ceremonie e cila tregon këmbënguljen e Serbisë që ta fus nën kthetrat e veta Malin e Zi, tani shtet të Pavarur dhe të anëtarësuar në NATO. Kënga kriminale e popëve ishte këngë për të joshë malazezët që të kthehen përsëri në gjirin e Serbisë, që Serbia të ketë dalje në detin Malazez, që përsëri të jetë ky vëllai i madh në botën serbe. Malazezet nuk janë serb, ata janë Doklean. Popët kishin pranë edhe një polic që paska marr pjesë në Luftën e Koshares, për ta treguar rëndësinë e bashkimit serbo-malazez, Por Kosharja është vet përgjigjja në tekstin e kësaj kënge që po dilte nga krrokama e popëve serb. Më këtë rast popa në çdo komunë të Kosovës keni përgjakur plagët e vjetra në çdo vendbanim shqiptar të Kosovës, Maqedonis, Malit të Zi dhe Kosovës lindore, në Istog ju përkujtuat kullën e popit ku kriminelet tuaj vritnin shqiptarë të pafajshëm të burgosur ndërsa popi pinte verë dhe këndonte këngë kriminale antishqiptare, më këto këngë ju popë mbulonit zërin e atyre që po i masakronit në këtë kullë famëkeqe.
Por, po ju kujtojmë që edhe në atë kohë në vitin 1946 Istogun e patën rrethuar trimat shqiptarë nga Vrella të komanduar nga Smajl Bajram Bicaj ishin vetëm 51 luftëtar por juve ua treguan vendin. Ju bënë të qëndronit në këmbë terë ditën para tytave të tyre, deri sa u liruan të gjithë nga burgu që ishte shtëpia e popit në Istog. Ushtria serbe njihet si ushtri e dobët dhe e fëlliqur. Ushtri që bënë masakra, dhunime në popullatën e pa armatosur. Në luftë me ushtri serioze nuk ka treguar ndonjë heroizëm. Përkundër gjithmonë është gjunjëzua. Luftërat që kanë ndodhur kanë tjetër realitet nga ai që përshkruhet ne historia serbe. Por historianet dhe akademiket serb janë kategori që gënjejnë shumë. Nga 100 gënjeshtra nëse një u ka sukses ndjehen të fituar, pastaj ende pa u dal realiteti i rrenës së parë këta e lëshojnë në qarkullim serinë tjetër të rrenave. Janë mjeshtër të shitjes së gënjeshtrës. E shesin atje ku gjënë tregun, sikur para disa ditësh që ambasada e Serbisë në Afrikën e jugut prezantojë gruan shqiptare që po ikte nga Kosova si serbe. Popet serb janë të njohur për shqiptaret si kriminel dhe njerëz që nxisin dhe bekojnë krimin.
Rezultatet e kësaj veprimtarie antinjerëzore kanë dalë në shesh disa herë deri tani në Kroaci, Bosnjë, Kosovë etj. Serbia nën nxitjen e kishave serbe dhe bekimin e krimeve dhe kriminelëve serb nga popet kanë shpërlarë trurin e popullit të vet dhe e mbajnë në mjegullën e megalomanisë duke e cytë në krime dhe luftëra të reja më fqinjët e vet. Para çdo lufte kundër shqiptarëve Serbia ka organizuar aksione policore për çarmatosje të shqiptarëve dhe vajin e krokodilit për mes të shtypit të tyre. Por kjo më nuk do të ndodhë. Këto aksione kanë qenë të vrazhda dhe tragjike për popullin tonë. Shfarosja e të tjerëve me qellim te ndërrimit të bashkësive njerëzore dhe përvetësimit të territoreve nuk ka pushuar kurrë nga Rusia dhe i vogli i saj Serbia.
Kjo u përsërit sa e sa herë për brenda tre dekadave. Krime të tilla ka pasur edhe më herët. Helmimet e nxënësve shqiptarë në Kosovë, masakrat në popullatën shqiptare pasive dhe të pa armatosur, plaçkitjen e pasurisë së tyre të krijuar për shumë vite, dhunimet e grave, fshehja dhe apeli i kreut shtetëror kriminelet: Daçiqit e Vuqiqit për të mos treguar varret masive të viktimave, të vrara, varrosura , zhvarrosura dhe humbja e trupave të tyre nga ushtria e bekuar nga ju popet. Ju fetaret serb, që bekoni krime dhe kriminel, bekoni dhunime dhe masakra, bekoni helmime dhe plaçkitje bisedoni me ata që provuan luftën në Koshare për të gjetur përgjigjën për luftë më shqiptarë të armatosur mirë. Kërkoni falje popullit tuaj që i keni gënjyer, se jeni ushtria hyjnore, nga se ata do të ju tregojnë çka do të thotë të luftosh me shqiptarë të armatosur.
Tani Kosova ka ushtri, polici si dhe përkrahje nga Zoti, SHBA dhe NATO. Ushtrinë shqiptare te përgatitur vetëm për katër muaj e provuat në Koshare. Policinë e provuat kur e tepruat me Mitrovicën e veriut. Nuk na keni frikuar edhe kur kemi qenë në pozitë shumë ma të keqe. Tani ushtrinë tuaj e presim ashtu si e meriton. Për nxitje të tilla kundër popullit tonë Qeveria dhe Presidenca e Kosovës duhet të ketë qëndrim të çartë. Këtyre spiunëve rus, luftënxitës duhet të u ndalohet hyrja në Kosovë. Këta popë duan luftë ndëretnike në Kosovë, duan të nxitin konflikte. Serbet e Kosovës i përdorin si eksperimente material për tu harxhuar. Po këta popë Abazoviqi i quan vëllezër. Edi Rama ju ofron bregdetin shqiptar, projekt ky i hartuar nga Fatos Nano, një shqipfolës që shqiptarëve të Kosovës në kohën kur masakroheshin më bekimin e këtyre popëve u tregonte Beogradin për kryeqytet të tyre.
Kur Mali i Zi Serbisë i thotë nuk do të jetë bregdeti Malazez Bregdet i Serbisë, Kryeministri shqiptar ju ofron bregdetin e Shqipërisë. Kosova duhet të kërkojë në Stamboll autoqefalin e kishave shqiptare ortodokse në Kosovë këto nuk janë serbe. Janë kishat tona. Shqiptarë ortodoks ka gjithandej në Serbi por askush nuk guxon të prononcohet, kjo u vërtetua edhe në Cetinë kur kjo e drejt u mohohet malazezëve. Qeveria e Kosovës duhet ta ngritë zërin në të gjitha instancat ndërkombëtare. Serbia pranon bisedime vetëm me të fortin andaj ta forcojmë shtetin tonë. Zgjohuni shqiptarë kudo që jeni. Pa shtet të fortë nuk ka lumturi.
Vrellë.07.09.2021