Respekt për dëshmorë e heronj o shqiptarë!

Opinione

Respekt për dëshmorë e heronj o shqiptarë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 18:44
Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Janë t’rënda të shtjellohen të gjitha krimet serbo-sllave, por nuk janë të vështira të kuptohen tragjeditë, nëse lexohet në kohë dhe hapësirë, historia vrastare e këtyre barbarëve!

Veprimet e politikës pansllaviste, ndaj nesh kan qenë të pamëshirshme, të përhershme. Si përhëerë janë munduar të përdorin mashën, derisa me një guri kan vra dy zogjë! Secila mizori është shoqërua edhe me nga “kopil te dera” Si duket kështu u shoqërue edhe ky çlirimi ynë në këtë shekull! Ky “kopil i ri” është “hasmëria” për viktimat e para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës. Efekti i këtye “vëllavrasjeve” rezulton me robërimin e mendjeve edhe ashtu të mjegullta vrazhgët dhe asnjëherë bashkë për të ardhmen e vendit. Kjo “hasmëri” është një plagë e dhimbshme për vendin!

Është e rrezikshme me hedhë benzin në zjarrin e ndezur por zbardhja e të vërtetës n’a liron nga kjo barrë e rëndë dhe tragjike! Vërtetë duhet guxim e vullnet për ndryshimin, por një pjesë madhe e “tanëve në politikë” ende janë të pa pjekur përderisa nuk kanë respekt për të pa mundshmen e heronjëve tanë!

Çfarë kobi tjetër duhet të ndodhë, pastaj të bashkohemi edhe njëherë, të ecim përpara si vëllezër të një gjaku e të një gjuhe?Të ndalemi vetëm pakëz te heronjët tanë. E dhimbshme kur të pa vdekshmit ishin të detyruar të luajnë rolin e Heroit! Atëherë, sa është kuptua ky flijim? Sa kuptohet sot? Te ne shqiptarët ka ndodhë që jehona e këtyre flijimeve të hershme të mos e kaloj as kufirin e fshatit! Flakë për të gjithë, përndryshe s’marrim vesh ne shqiptarët e thoshte Baca Adem Demaçi! Shiqoni serbo-sllavët çka bëjnë për hiq gjë, ngriten në këmbë edhe përpara Kombeve të Bashkuara. Shqiptarët e kan Shqipërinë atje? Këta shpirtzi sllav, kur ngopen me krimin e masakrën, fillojnë me vajtue, ndërsa vaji i tyre vazhdon, nuk ndalet. Bishat e karpateve nuk ngopen dot edhe sot kur mundohen të mbrojnë gjenocidin që e shkaktuan vetë! Dëshirojnë të përvetësojnë gjithëçka nga e jona kulturë, traditë e histori! Bëjnë filma mbi gjakun tonë, t’merri e masakrat mbi neve shqiptarët, po bëhen art i “vuajtjes sllave”ndërsa bota “demokratike” ende përkëdhel bishën! Vuajtjet e viktimave e gjenocidin i mbajnë si pasqyrë ndër shekuj, xehe kjo e racizmit e fashizmit serbosllav!

Patentë vetëm serbosllave! Deri kur kështu? Deri atëherë kur shqiptari nuk përkrahë shqiptarin, nuk nderon të pa vdekshmit e lirisë, nuk i ngjallë të pa vdekshmit në art, në film e teatër! Sot jemi si të ndarë, sot jemi si të hutuar, sot jemi si në ekstazë! Luftë për bajratarizëm! Luftë për hajni, luftë për ndërskamca! Të gjtha këto po bëhen sepse jemi pa ndjenja, nuk ndjejmë dhimbjen e tjetrit, nuk mbajmë mend vuajtjet,nuk mbajmë mend armikun, ndërsa inatet ndaj njèritjetrit i kemi në gjak, i kemi të përditshme, i kemi për mëngjes, për drekë e për darkë! Kjo tregon se jemi tepër të nxënë me vetëveten dhe kundër vetëvetes!

Të kthehemi pak në kohë, atëherë kur e rrethuan Tahir Mehën, (1981) ai nuk u dorëzua, por ishte i detyruar të vdes në rolin e heroit, bashkë me babain plak! Kush e kuptoj flijimin e trimit, përderisa disa policë shqiptarë u dekoruan për suksesin, vrasjen makabre! Kjo mbahet mend! I pa vdekshmi për kombin, nuk deshti të poshtrohej e pastaj të vritej, luftoj deri në fyshekun e fundit! Po ilegalët, Rexhep Mala e Nuhi Berisha që u flijuan në flakën madhe të janarit 1984? Heronjët tanë poashtu nuk e deshtën turpin e dorëzimin, por luftuan deri në vdekje. Këtë betejë t’madhe e vazhduan trimat, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu (1989). Kulmi i kulmit të Lirisë është i pa përsëritshmi i kombit Adem Jashari me familje!

Secili popull i kësaj Toke që mbanë njerëz, do e dëshironte një Adem Jashar, rreth të cilit do e bashkonte popullin e vendin, dijen dhe ardhmërinë! Prandaj cecili do hero i yni, secila masakër, është një roman, një film për historinë tonë, një teatër i kombit, një operë e baletit! Këtu jemi në një terr, përderisa nuk rrespektojmë të pa mundshmen e heronjëve tanë! Historia jonë do mallkojë për s’pari “shqiptarin politikan”, shqiptarin artist, poet, regjisor e historian, të cilët nuk e mbjellin në mendjen e ardhmërisë këtë madhështi të njerëzve tanë! Krimet e vjetra gjenocidiale serbosllave për fatin tonë të keq nuk mund të krahasohen për mbamendje me këto të luftës së fundit!

Dëshmitë e kasaphanes serbosllave janë dëshmi shekulli, të dukshme për të gjithë ata që janë njerëz! Sot jemi në një kohë tjetër kur nga ky gjenocid serb, kullojnë plagët hapura e rrjedhë gjaku, dhembja është përditshmëri e familjes, farefisit e kombit! Masakrat serbosllave në Qirez e Likoshan, Masakra e Prekazit, Masakra e Obrisë, Masakra e Reçakut, Masakra e Rogovës së Hasit, Masakra e Mejës, Masakrat në Llap e Gollak, Masakrat në Makoc, Llukar e Grashticë, Masakrat e Mitrovicës, Masakra e Dubravës, Masakra e Celinës, Masakrat e Prizrenit, Masakra e Korishës….janë këto dëshmitë e shqiptarëve të cilat hezitojnë të flasin përmes artit skenik me botën e qytetëruar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat