Pak energji për Kosovën

Opinione

Pak energji për Kosovën

Nga: Ilir Levonja Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Ilir Levonja

A mundet Shqipëria e Edi Ramës, kjo që ka gjoja rritje ekonomike, rezerva energjitike, të shtrij një linjë teli për të minimizuar sado pak krizën energjitike të Kosovës? Absolutisht që nuk ka. Arsyeja është e thjeshtë, ka dështuar më keq se Kosova. Po të kishte, linja do ishte shtrirë me daulle e prerje shiritash. Aktualisht Kosova është zhytur në një terr energjitik për faktin e amortizimit të sistemit të prodhimit. Aty energjia prodhohet me qymyr, me termocentrale. Kosotja del shumë e lartë dhe për më tepër e pa mjaftueshme për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Eshtë ajo koha e Shqipërisë tranzitore kur trotuaret i pushtuan gjeneratorët. Megjithatë edhe sot kësaj dite Shqipëria vuan për energji elektrike.

Ka problemet e shumta, sa akoma askush nuk është i sigurtë në faktin se nuk do i ndërpriten energjia. Nga ana tjetër ashtu si Kosova prodhimin bruto e ka nga burimet ujore, vepra të diktaturës së proletariatit me kosto bazë punën vullnetare. Kjo ka domethënien se investimet e mëdha në Shqipëri janë tokë e xanun, ose mollë e ndaluar. Kjo për faktin e makutërisë së korrupsionit, siç ishte edhe rasti i fundit me inceneratorët. Katër milion euro fitim vetëm për një firmë e vulë. Një shifër që e këput mëdysh qytetarin e shqiptar.

Në raport me investimet politike, investimet strategjike janë zero të krahasueshme. Kanë investuar në magazina shitjesh, importesh, sallone, bare e restorante, përfshi këtu pallatet e dasmave, po asnjë qindarkë në ashtin kombëtar drejt një imuniteti a pavarsie ekonomike. Megjithëse Prishtina ka hyre totalisht në një krizë energjie, Tirana nuk ndihet fare. Sot qytetarët e Prishtinës dalin në sheshe. E drejta civile. Kurse Tirana nuk ofron asgjë. Madje pas perdeve fërkojnë duart, ndofta duan edhe rrëzimin e qeverisë Kurti. Nga ana tjetër, vet janë mësuar tashmë me të lypur. Në tërmetin e 26 nëntorit 2019, Kosova zbarkoi me tërë arsenalin ushtarak për të shpëtuar jetë shqiptarësh nën rrënojat e qyteteve tona.

Sot Shqipëria nuk ndihet të japi sikur ca kova me energji. Kushedi sa marrëveshje janë nënshkruar këto 30 vjet demokraci. E fundit në një nga restortet e peshkut në Elbasan. Po asgjë nuk është parë, vetëm fasada. Një nga fatkeqësitë më të mëdha shqiptare është fakti, se po zhvillojnë demokracinë me kultin e individit, jo me ekonominë e tregut apo gjuhën e shifrave. Kjo është arsyeja që sot nuk ka jo vetëm një linjë energjie të ndërsjellë, as një linjë të hekurt Tiranë Prishtinë, por ka me shumicë dogana e trarë taksash. Elementë të shpërbërjes, jo të unifikimit kombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat