Në vigjilje të 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, vendi ynë ndodhet në periudhë jo të lehtë të saj, në mes të tensioneve në botë dhe rajon, dhe natyrisht efektin e saj në vendin tonë. Pyetja e parë që shtrohet është: ku ndodhet sot Kosova, a është aty ku ka synuar, sa është bërë dhe çfarë ka mbetur për tu bërë?
Këto dhe shumë pyetje të tjera mund të marrin përgjigje, e të cilat mund të konsiderohet nga disa reale, nga disa pesimistë dhe të tjerët optimistë. Gjithsecili e sheh sipas këndvështrimit të tij. Që nga shpallja e pavarësisë së saj, Kosova më së shumti është qeverisur nga PDK, e cila në shumicën e rasteve ishte në koalicion me LDK, dhe në dy raste tjera pa te. Gjatë qeverisës së PDK-së, Kosova nuk ndryshojë pozitivisht, ajo nuk vuri themelet e saja të forta, qytetarët mbetën të dëshpëruar e si pasojë edhe filluan të braktisin vendin. Ky trend ka vazhduar dhe vazhdon ende e kësaj dite, pavarësisht se qeveria aktuale po bën përpjekje për të ndryshuar disa gjëra, ato marrin kohë, durimi është sosur për të pritur, ndaj edhe qytetarët kanë vendosur të braktisin vendin. Braktisja është problem më i madh me të cilin po ballafaqohet vend ynë, pasojat e saja jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen do të jenë shumë të mëdha.
Qeverisja e PDK-së, menjëherë pas lufte, rrënojë shtetin në pikat e saja kryesore: ekonomi, drejtësi, arsim , shëndetësi, pasojat e të cilave po vërehen akoma, dhe do të vërehen për kohë të gjatë. Vendi ynë, nuk ka sot drejtësi të pavarur, s’ka ekonomi të lirë dhe të fortë, s’ka arsim cilësor, s’ka shëndetësi të shëndoshë, s’ka të ardhme të ndritur, kështu që 14 pas Kosova është më e vogël në numër, më e tkurrur territorialisht, më e varfër nga shpresa dhe mirëqenia. Dështimet e Kosovës janë këto që thamë, krahas kësaj ka edhe anët pozitive të saja.
Tanimë kemi një qeveri për të cilën edhe kundërshtarët më të mëdhenj bien dakord se është e pakorruptuar, qeveria ka kthyer sytë kah qytetarët, të cilët po i ndihmon me aq sa mundet dhe ka kapacitet. Për herë të parë fëmijët marrin paga, marine dhe lehonat si të punësuar dhe ato të papunësuar, arsimi është falas, janë stopuar shumë tenderë milionësh pa nevojë, në anën tjetër miqtë tanë vazhdojnë mbështetjen për vendin tonë.
Natyrisht se Covidi ka bërë kërdi duke lënë shumë pasoja, në anën tjetër konflikti Rusi-Ukrainë ka ndikuar që të rriten çmimet kudo, ashtu edhe tek ne pasi s’jemi treg stabil etj. Gjithsesi, për herë të parë pas 14 vitesh vendi ka një qeveri të pakorruptuar, megjithëse sfidat janë të mëdha e të cilat ndikojnë fortë në jetën e përditshme të saj. Kosova, këtë përvjetor e pret e lodhur, por e fortë për të ecur tutje, nga pasojat që i ka bartur nga qeveritë e kaluara.