E kishte menduar të lehtë, brenda 48 apo më së largu 72 orë do të ishte në pjatën e tij Ukraina, Vladimir Putin dështoi në parashikimin e tij. Me justifikimin se Ukraina moderne, me prirje perëndimore ishte një kërcënim i vazhdueshëm dhe Rusia nuk mund të ndihej “e sigurt, të zhvillohej dhe të ekzistonte”, Putini shkatërroi paqen në Evropë duke nxitur luftën kundër një demokracie prej 44 milionë banorësh.
Pak kush, ashtu si edhe vet Putini nuk e kishte imagjinuar dot se lufta do të hynte në javën e katër pa u pushtuar ende Kievin, për më tepër me mbi 12 mijë ushtarë rusë janë vrarë, kurse janë shkatërruar 374 tanke dhe 74 avionë, 86 helikopterë, 1.226 automjete të blinduara, 140 sisteme artilerie, 62 sisteme raketahedhëse, 34 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe 600 automjete janë shkatërruar.
Përveç kësaj, ushtria ruse ka humbur 3 skafe të lehta, 60 automjete karburanti dhe 7 mjete ajrore pa pilot (UAV). Duke parë se parashikimet e tija kanë dështuar ekziston një ndjenjë se konflikti mund të jetë duke u zhvendosur në një luftë rrënuese – jo fushata e shpejtë që Vladimir Putin dhe inteligjenca amerikane kishin dyshuar se do të shkaktonte rënien e Kievit brenda pak ditësh.
Thënë me gjuhën e rëndomtë, Ukraina po kthehet në varrin e Rusisë dhe vet Vladimi Putinit. Me qëndresën e pashembullt që po bën populli ukrainas, me ndihmën e botës, pavarësisht se Rusia është supër fuqi, nuk mund ta mposht dot një popull liridasësh, një popull që është armatosur i tëri dhe në gjendje për të dhënë jetën për atdhe.
I gjendur në mes të realitetit të tmerrshëm të paimgjinuar nga Putini, presidenti rus gjindet mes dy zgjidhjeve: të përshkallëzojë sulmet apo të kërkojë rrugë për të dalur nga gjendja e pa shpresë ku është futur. Përshkallëzimi ka nisur, ukrainasit nuk dorëzohen, në rast se edhe arrijnë të pushtojën Kievin dhe disa qytete tjera, nuk mund të qëndrojnë ruset me popullin që nuk e njeh pushtimin, nuk e duron dhe e lufton.
Kështu që, Putini kërkon të gjindet një zgjidhje për të dal nga rrethi vicioz me humbje të shumta, me izolimin nga bota, me rëniën e madhe të ekonomisë ruse që do të ndjehen për dekada dhe shekuj pasojat. Me popullaritetin e tij në rënie, me popullin rus që nuk do e kapërdijë dot poshtërimin, pasojat që do i ndjej shpejt në ekonomi, Putini do të largohet nga vet populli rus, me gjykatën e Hagës që ka gjithë dëshmitë e botës për krimet që ka krye në Ukrainë. Putini do të përfundojë si kriminel luftë, i poshtëruar, fatin e një krimineli që fundin e jetës do e ketë në burg.