Letër publike për Gresa Caka-Nimani

Opinione

Letër publike për Gresa Caka-Nimani

Nga: Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:13
Gresa Caka-Nimani

Me 20 maj 2022, behën plotë 6 vite që kur Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me një panel të gjykatësve vendor (përjashto gjykatësin Bekim Sejdiu që ishte kundër, dhe të tjerët që kanë abstenuar në votim) dhe ndërkombëtar, merr vendim në formë të akt gjykimit (nr.ref.AGJ943/16), me anë të se cilit i njeh si vendime legjitime dhe legale në Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marr Serbia për Kosovën gjatë periudhës 1990-1999.

Graca Caka-Nimani kryetare aktuale e kushtetueses dhe ish e para e kushtetueses Arta Rama-Hajrizi, kanë qenë pro dhe bashkë me gjykatësit ndërkombëtarë të kushtetueses kanë qenë pro kërkesës së Manastirit të Deçanit, institucioni ky i përfaqësuar nga Igumeni Sava Janjiç (i cili është propaganduesi me i madh kundër pavarësisë së Kosovës), që pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të i falen Manastirit të Deçani, kjo në mbështetej të vendimeve të kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit.

Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, me përkrahjen dhe votimin pro zbatimit të vendimeve të kohës së Millosheviçit në Kosovën, kane shkelur rende Kushtetutën dhe rendin e ri kushtetuese në Kosovën e pas luftës së vitit 1999.

Gresa Caka-Nimani, duhet të jap dorëheqje nga detyra e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ngase akt gjykimi i kësaj gjykate për pronat në Deçan është precedent i rrezikshëm, dhe Kosovën e ka futur në një rrogë çorre, nga e cili e ka të vështirë të dal.

Gresa Caka-Nimani dhe Arta Rama-Hajrizi, me rastin e marrjes së këtij akt gjykimi para 6 vitesh, kanë dëshmuar se për to me e rëndësishme është karriga dhe profesioni i tyre se sa interesi i popullit dhe kombit shqiptar dhe mbrojta e kushtetutshmërisë në Kosovë.

Akt gjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i 20 majit 2016, është turpi me i madh që këto dy zonja gjykatëse i kanë lanë vetës dhe karrierës së tyre. Historia nuk fal, ajo gjykon.

Dorëheqja e juaj Gresa Caka-Nimani, është rruga e mirë dhe si e tillë do i besh nder të madh që me mos të jesh në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ne, edhe me pare, por edhe tash në prag të këtij 6 vjetori të legalizimit të vendimeve të Millosheviçit nga ana e juaj, bëjmë thirrje që të mos zbatohet akt gjykimi anti kushtetues dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, ngase ky aktgjykim është shkelje e rendë e kushtetutshmërisë në Kosovë dhe precedent i rrezikshme për vendin tonë.

Ne, me gjitha forcat tona, do të kundërshtojmë çdo tentim të zbatimit të vendimit tuaj, ngase në Kosovë nuk mund të zbatohen vendimet e Millosheviçit, vendime këto që i ka luftuar e mbarë bota demokratike, dhe të cilat i ka shpallur null misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

Gresa Caka-Nimanin, e ftojmë për deklarim publik të saj dhe të jap përgjigje se pse i ka dhënë përkrahje kësaj marrëzie, e cila kryer e këput e ka bazën në ligjet e Millosheviçit.

Ne, e përsërisim qëndrimin tonë së zgjidhja ma e mirë për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” është që të kthehen në pasuri (asete) shtetërore të Republikës së Kosovës.

LIDHJA E HISTORIANËVE TË KOSOVËS “ALI HADRI” DEGA NË DEÇAN

KRYETARI

Dr.Shkodran IMERAJ

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat