Këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, z.Derek Chollet, i cili ishte këto ditë në vizitë në shtetin e Kosovës dhe në Serbi, tha direkt, duke e bërë të qartë për të dyja palët, nuk do lejohet një krizë që do të thellohej dhe do të pengonte marrëveshjet në krijimin e marrëdhënieve në mes palës serbe dhe shqiptare, gjegjësisht me ndërmjetëmin e BE-së dhe SHBA-ve, në zgjidhjen e një marrëveshje të qëndrueshme.
Këshilltari amerikan ndër të tjera tha, qëllimi i SHBA-ve, Serbia dhe Kosova, duhet të dalin nga kriza dhe pa siguria e kohëzgjatjes së saj, e cila e tërheqë mbrapa sëcilin popull drejt një çrregullimi dhe krijimi të problemeve të pa nevojshme ndërnjerëzore, prandaj SHBA-të, dëshirojnë dhe angazhohen që të arrijnë efektin e zgjidhjes së nyjës kryesore që i pengon palët në marrëdhëniet në mes tyre.
Poashtu Këshilltari Amerikan, z.Derek, ia përsëriti Kosovës dhe Serbisë, se propozimi evropian për një marrëveshje në mes palëve të modelit «franko-gjerman», do të ishte një model i pranuar brenda të cilit ka elemente të frymës demokratike dhe ndërfqinjësore, në normalizimin e marrëdhënieve në mes palëve, ku ka përbazë, respektimin e integritetit teritorial, pa prekshmërinë e kufijve, njohjen e simboleve shtetërore dhe një përkujdesje të veçantë ndaj komunitetit serb në Kosovë, duke aluduar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Nga Kosova dhe kryeministri Albin Kurti, kërkohet që marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, të përfundojë me njohje reciproke, e cila në një mënyrë do t’i qetësonte dhe pushonte mbi të gjitha kërcënimet dhe nxitjet e konflikteve të Serbisë, ndaj këtij vendi dhe shteti demokratik, dhe brenda opusit të kësaj marrëveshje që kemi parasysh, do të ishte edhe faza përfundimtare dhe e rëndësishme që do të argumentonte marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes palëve në mënyrë të barabartë.
Ndërsa, Vuçiq dhe Beogradi, insistojnë një kompromis tjetër dhe të dhimbshëm të cilin nuk e tregojnë, por është një kompromis i njohur botërisht, në fakt është një koncept i kopjuar dhe i njëanshëm, që përpjekja për të formuar një Asociacion të tillë dhe një etnik serb në Kosovë, me kopetenca ekzekutive dhe jashtë rregullave të Kushtetutës së Kosovës, rrjedhat e kësaj ngjarje do të shndërrohen në pasoja të pariparushme, që kanë për qëllim ndarjen e shetit të Kosovës.
Edhe pas shenjave të qarta që jep Këshilltari Amerikan për formimin e Asociacioneve të komunave serbe, z.Derek tha direkt, formimi i Asociacionit të komunave serbe duhet të bëhët, por në bazë të Kushtetutës së Kosovës, që lejon të realizohet në shtigjet e një gjerësie dhe hapësire të tillë në këtë shtet.
Dhe është e qartë se, Kosova dhe qeveria e saj në krye me Albin Kurtin, në këto momente, gjindet në një presion të linjave të ndryshme ndërkombëtare, ose duhet të pranoj këshillat e ndërkombëtarëve dhe poasaqërisht të SHBA-ve, ose duhet të gjejë një zgjidhje tjetër, e cila e ka domethënjën e refuzimit të Asociaonit serb me kopetenca ekzekutive, apo një zgjidhje që do ti kënaqte kundërshtarët e Kurtit, siq është Vuçiqi në Serbi, dhe opozita në Kosovë.