Lukashenko shqiptar, renditet i katërti në botë, si autokrat dhe ngërdheshje të pushteti me forma të diktaturës së vjetër dhe të krimit organizuar në kohë moderne.
Ndarja e shoqërisë në dyshë dhe krijimi i luftës së klasave, shtuar korrupsionin, dhe mohimin e lirive zgjedhore, të drejtës për t’u shprehur dhe luftën ndaj medieve e format e tjera autokratike, e bëjnë liderin shqiptarë një diktatore sharlatan.
Forma e diktaturës në Shqipëri është e pa hasur në asnjë vend të botës, duke i dhënë shteti një formë hibride. S’ka konture, ligji zbatohet vetëm për të pamundurit, edhe drejtësia e re mbahet në presion nga politika.
Ligji i pronave është ligj komunist, pronarët nuk gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese mbi pronë, pra u mohohet një nga liritë themelore të të drejtave të njeriut. Klasa e përmbysur e diktaturës të përndjekurit politikë trajtohen si armiq klase si në diktaturë.
Dekadat e fundit pas rrëzimit të diktaturave komuniste në ish-vendet e lindjes, filluan të zënin fill, autokracitë, diktaturat e reja, dhe liderit që drejtonin këtë lloj pushteti të ngjashme me diktaturat komuniste vinin nga familje komuniste.
Sepse, në vendet ish- komuniste nuk u kurua e shkuara, nuk u dënuan krimet e komunizmit, nuk u bë transparenca nuk u rehabilituan viktimat e regjimit komunist.
Nazizmi, ra, por dënojë krimet e nazizmit, rehabilitoi viktimat, pagoi dëmshpërblimin e luftës, hapi dosjet e spiunëve në Gjermaninë Lindore, pas bashkimit të Gjermanisë dhe sot është ekonomia e parë në Evropë dhe ndër demokracitë e konsoliduara në botë.
Po si renditet, autokratët.
Alexander Lukashenko president i Bjellorusisë, është rizgjedhur president i Bjellorusisë, duke fituar një mandat të 7-të pesëvjeçar.
Recep Tayyip Erdogan ka kaluar dy dekada në pushtet, duke shërbyer si kryeministër i Turqisë nga viti 2003 deri në 2014, kur ai u zgjodh president.
Në maj 2012, Vladimir Putin u bë presidenti i 4-të; ai u rizgjodh në mars 2018 dhe u inaugurua në maj për një mandat 6 vjeçar. Ai do të ketë të drejtë për rizgjedhje në vitin 2024.
Kryeministri Edi Rama, as disa mandatave si kryetar i bashkisë Tiranë, gëzon tre mandate, si kryeministër dhe synon të katërtin.
Parlamenti i Hungarisë ka rizgjedhur Viktor Orbanin në postin e kryeministrit. Ky është mandati i tretë radhazi i Orbanit në këtë post, dhe i katërti në përgjithësi.
Përpara mandatit të tij si president Vuçiq shërbeu si Kryeministër i Serbisë nga viti 2014 deri në vitin 2017. Për më tepër, Vuçiq shërbeu si Ministër i Informacionit nga viti 1998 deri më 2000 dhe më vonë si Ministër i Mbrojtjes 2012-2013, si dhe Zëvendëskryeministri i Parë nga viti 2012 deri në 2014.
Në prill 2017, Vuçiq u zgjodh president i Serbisë me 55% të votave në raundin e parë, duke shmangur kështu një raund të dytë. Ai zyrtarisht mori detyrën më 31 maj 2017, duke pasuar Tomisllav Nikolliqin. Ceremonia e inaugurimit u mbajt më 23 qershor 2017.
Rikthimi i Presidentit të SHBA-së Donal Trump, do i jap një kthesë të madhe zhvillimeve politike në botë dhe në rajonin e Ballkanit. Është një betejë si në kohën e luftës së ftoftë, mes demokracisë dhe diktaturave.
Zhvillimet e fundit në Beograd, tregon se serbët kanë nevojë për liri, për Evropën, për perëndimin dhe po rrëzojnë nga pushteti një politikan të vjetër që vjenë nga e shkuara, por shitet me ngjyra si perëndimor.
Më i ngjashmi i tij, është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili shitet si demokrat dhe perëndimor, por në fak është pjesë e bllokut të diktaturës, që vetë ose familja e tij kanë mëkate në diktaturën komuniste.
Koha po ndryshon, rënia e Beogradit, bie Tirana, njerëzit po zgjohen nuk durojnë më autokracinë dhe prandaj dhe Tirana, po ngrihet në këtë fund dimri dhe fillim pranverës për të sjellë ndryshimin, atë që kërkuan në 90-tën dhe nuk erdhi kurrë.
Duhet një revolucion demokratik për të rrëzuar diktatura autokratike, shtete hibride, dhe format e ngjashme të regjimit komunist, ndryshe me 11 maj do të gthihemi në dimrin e madhe të diktaturës komuniste, pushteti do jetë absolut, dhe askush nuk është i sigurtë.
Dy janë rrugë, ose të arratisemi të gjithë nga Shqipëria, ose duhet të ngrihemi e të shpëtojmë Shqipërinë nga mëkat.
Beogradi i qytetëruar po u jep një mësim autokracive në rajon, kërkojnë liri, kërkojnë Evropën, perëndimin.
Qytetarët e Beogradit po na japin leksion demokracie, ne ti ndjekim, ata janë flakadani i lirisë së dytë të Ballkani pas rrëzimit të diktaturave, të rrëzojmë autokracitë.