Gjatë sistemit komunist kishim spiunë, edhe “patriotë”. Sot, kemi vetëm “patriotë”. Dhe, nuk kemi spiunë. E, mua si shkrimtar shqiptar, më ka marr malli për spiunë, dhe jo për ”patriotë”! Shkaku, se sot: kemi vetëm “patriotë”, dhe nuk kemi spiunë?! Jo, se nuk i kemi me thasë arnë përmbi arnë, por spiunët e djeshëm në “demokraci”, u bënë të gjithë “patriotë”, dhe u strukën te partitë politike, duke rrëmbyer poste partiake dhe pasuri marramendëse personale, familjare dhe partiake. E, unë i kisha në sistemin komunist jugosllav me emëra dhe mbiemra në Pishtinë dhe Shkup. Përmëkeq, edhe me nëjzetë nënshkrime në polici, të gjithë shqiptarë. E pabesueshme asaj kohe, në prag të demokracisë (1992), se unë: jam i dërguar nga Kosova Çeshtjen Shqiptare ta zgjidhë me luftë?! Kulminacioni i spiunimit, edhe se Unë jam Kryesori.
Qesha, dhe iu përgjigja inspktorit policor që më mori në “bisedë informative”. Unë, dua të jem ai Kryesori, por fakteqësisht nuk jam Sotpërsot. E, sa i përket Ditës Nesërme, nuk e di si shkrimtar shqiptar. “Trumbetat e Tellallit” (1992), është libër me humor dhe satira, nuk ka asgjë kundër shoqërisë dhe shtetit të “përbashkët” me përjashtim të partive politike, duke i fshikulluar përmes humorit dhe satirës dobësitë e tyre partiake.
E dimë, mu përgjigjë inspektori. Ne, dimë edhe më shumë se ti si shkrimtar. E, di ku e ke te regjistruar djalin e vogël, në cilën Shkollë? Jo, iu përgjigja. Nuk e di, ku e ka regjistruar gruaja. E sheh pra, se ne i dimë edhe miqtë dhe armiqtë e tu pas shpine. Po, edi, iu përgjigja. Partitë politike, bashkëpunojnë me ne si polici e shtetit. Ne, i kemi njerëzit tanë edhe nëpër ato parti politike. Edhe, këtë e di. Vetëmse, mua mos më thirrni më për kësi budallakish në “biseda informative” me njëzetë nënshkrime shqiptarë!
E, populli thotë: ujku qimen e ndërron, por jo edhe hujin. Prandaj, edhe sot kemi spiunë me thasë, por të veshur me lëkurën e dhelprës dinake, duke i përdredhur bythët pas pulave qafërjepura. E kanë ndërruar qimen, por jo edhe hujin. Ende, e hanë qëngjin te lumi, gjoja se ai: ia tyrbullon ujin?! Edhe, pse, që qëngji pi ujë nën Urë, e Ujku mbi rrjedhën e Lumit?! Dhe, na i hanë Delet me shekuj, si mishngrënës historik brez pas brezi.
E, qëngji kur i përgjigjet, se: unë, nuk ta turbulloj ujin nën Urë, por ti ma turbullon ujin mbi rrjedhën e Lumit malor. Ujku i përgjigjet: ti jo, por babai yt vitin e kaluar ma ka turbulluar ujin te lumi. Dhe, e hanë qëngjin e butë lara-lara te Lumi.
Përçudi, e mbajtën fjalën: deri me sot, nuk më thirri askush në “bisedë infomative”...