Përveç ofendimeve dhe shpifjeve nëpër tubimet zgjedhore, pati raste edhe kur pengohet mbajtja e tyre. Kështu në tubminin e LVV-ës, ditë më parë, në Skenderaj, strukturat kriminale të PDK-ës u aktivizuan për t’a penguar hyrjen e kryeministrit Kurti në sallë, duke hedhur fishekzjarre dhe mjete tjera piroteknike në drejtim të eskortës, madje Sami Lushtaku me veturë kishte tentuar t’a ndalë eskortën. Këto veprime të këtyre strukturave kriminale, jo vetëm që paraqesin ndërhyrje flagrante në proçesin zgjedhor, por këto rrëmuja të protestuesve paraqesin rrezik për sigurinë e kryeminustrit Kurti dhe janë raste të volitshme për atentate, ashtu sikur segmente, po të këtyre strukturave i bënë disa atentate Ibrahim Rugovës.
Në këtë kontekst, habit fakti se, si këtyre strukturave kriminale të PDK-ës, nuk iu ka penguar komuna ilegale paralele e Serbisë që ishte e instaluar ndër vite në Skenderaj, por i pengoi prezenca e Albin Kurtit, që ua mbylli këtë komunë ilegale ! Kjo tregon se këto struktura, ende janë aktiv dhe paraqesin rrezik për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës. Fatkeqësisht, është shqetësuese fakti se, pas shkatërrimit të strukturave krimininale serbe nga Qeveria Kurti, Kosova tani përballet edhe me armiqt e brendshëm shqiptar, të cilët për t’a ruajtur pasurinë e paligjshme, për t’i ikur përgjegjësisë dhe për t’i kthyer privilegjet e humbura, ata tani tentojnë t’a përmbysin kryeminuistrin Kurti.
Është interesant të përmendi faktin se, sa herë Serbia ndodhet në kriza të brendshme politike, këto struktura kriminale të shqiptarëve shkaktojnë inicidente në Kosovës, për t’ia zbehur krizat Serbisë, e cila tani për tre muaj me radhë, po përballet me protestat më masive që ndonjëherë kanë ndodhur në Serbi, mbase për qëllim kanë përmbysjen e regjimit të Vuçiqit, që mendoj dhe besoj se do të ndodhë shpejt.
Prandaj, shumë ka rëndësi të madhe se, kush do të qeverisë me Kosovën në mandatin e ardhshëm, sepse opozita e inkriminuar nuk është alternativë e momentumit :
- se PDK-ja dhe strukturat e saja kriminale nuk ia mendojnë të mirën Kosovës, përveç shumë të tjerave, tregon edhe takimi i dy anëtarëve të saj me zyrtarë të lartë të BE-së, që patën në nëntorin e kaluar në Bruksel, ku ata i kishin kërkuar BE-së që mos t’ia heqin masat ndëshkuese Kosovës, me arsyetimin se do të fitonte prap Albin Kurti.
- se PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, edhe përkundër premtimeve se do t’i rauajnë aleancat me SHBA-të dhe se do t’a çojnë Kosovën drejt integrimeve europiane, ato mbesin premtime boshe që manipulojnë elektoratin, mbase këto parti kanë zyrtarë që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe janë me precedent të rëndë penal, e që fatkeqësisht edhe marrin pjesë në tubimet zgjedhore, sikur Azem Syla, Salmi Lushtaku e shumë të tjerë.
-se Blerta Deliu, e cila deklaron se arritja më e madhe gjatë qeverisjes së PDK-ës, është se Kosova kishte mbi 200 njohje nga shtetet e BE-së !? Si po duket, ajo nuk po e din se 200 shtete nuk ka as OKB-ja, kurse BE-ja ka 27 shtete nga të cilat pesë ende nuk e kanë njohur Kosovën, ose kur ajo në një paraqitje në publik nuk e dinte tabelën e shumzimit, mirëpo po din t’i numrojë miliona që ajo i fitoi nga politika !
- se Fatmir Limaj në një televizion deklaron se « dështimi më i madh i Qeverisë së Kosovës, është Veriu ?! Ky matrapaz politik, që pamëshirshëm e plaçkiti Kosovën, duhet t’a dijë se suksesi më i madh i Qeverisë Kurti është pikërisht Veriu i Kosvës, duke e çliruar ate nga strukturat kriminale serbe në krye me Radojçiqin, me të cilët komandantat e vetshpallur shqiptar bëjshin biznise të pista. Kryeministri Kurti pas dy dekadave e shtriu sovranitetin dhe ligjshmërinë në Veri të Kosovës dhe çliroi serbet, por edhe shqiptarët e Veriut, nga Radojçiqi, kurse komandant bojleri tani vajton kohën e korrupcionit dhe krimit të organizuar, që Kurti i largoi nga grazhdi.
Prandaj, elektorati nuk duhet të bie nën ndikimin e propagandës manipulative dhe intrigave të opozitës dhe të disa televizioneve, gazetarëve dhe analistave të shitur, por t’a votojnë realitetin, ligjshmërinë dhe qeverisjen me « duar të pastra », siç është LVV-ja, Lista « Guxo » dhe Altarnative, sepse kjo është investim për të ardhmen.
Vota e 9 shkurtit për LVV-ën, është një mundësi e veçantë e demokracisë, që reflekton forcimin e shtetit, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe kredibile, ruajtjen e Rendit Kushtetues, integritetin territorial, forcimin dhe shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, ose vota për Pdk-ën, Ldk-ën, Aak-ën dhe Nisma, don të thot kthimin e aksit të së keqës, që Kosovën e shfrytëzuan si plaçkë lufte.