Letër presidentit Trump

Opinione

Letër presidentit Trump

Lis Bukuroca Nga Lis Bukuroca Më 9 shkurt 2025 Në ora: 10:30
Donald Trump

I nderuar President Trump,

Zoti ju shpëtoi nga atentati sepse bota ka nevojë për ju!

Kombi i Shën Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës ju lutet të mos angazhoni Ambasadorin e Serbisë në Shtetet e Bashkuara, z. Richard Grenell, në Ballkan!

Ne jemi i vetmi komb në Evropë ku, pas Luftës së Dytë Botërore, kishte më shumë hebrenj sesa para luftës.

Ne nuk jemi vetëm kombi i Shën Nënë Terezës, por edhe i Mira Muratit, krijueses së ChatGPT; Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës, Eliza Dushkut dhe Ava Max-it; si dhe i Dr. Laura Mersini-Houghton dhe Dr. Lea Ypit, profesoreshë e teorisë politike në Londër…

Por ne nuk jemi kombi i Milan Nedićit, i cili i pari në Evropë shpalli Serbinë të lirë nga hebrenjtë; as i Millosheviqit, as i Sheshelit, as i Arkanit dhe as i Vuçiqit.

Deutsche Welle: "Kjo e bëri këtë vend ballkanik, rreth 14 muaj pasi ushtarët gjermanë kishin marshuar në Beograd, shtetin e parë në atë që atëherë ishte Rajhu i Tretë, që pretendoi se kishte arritur objektivin e shpallur nga nazistët për një 'Zgjidhje Përfundimtare të Çështjes Hebraike'."

Megjithatë, në Serbi prej vitesh po zhvillohet një proces gjyqësor me qëllim të justifikimit dhe rehabilitimit të Nedićit dhe veprimeve të qeverisë së tij.

Serbia, përmes luftërave të saj nga viti 1991 deri në 2001, shkaktoi 130,000 deer në 400.000 viktima, dhjetëra mijëra gra të dhunuara dhe mijëra fëmijë të vrarë.

Vetëm në Kosovë u vranë 13,549 persona, 2,000 mbeten të zhdukur dhe u varrosën në varreza masive nëpër Serbi, ndërsa mbetjet e tyre ende nuk janë kthyer. Gjithsej 1,432 fëmijë shqiptarë u ekzekutuan dhe 20,000 gra u dhunuan seksualisht.

Ne nuk e meritojmë të kemi Ambasadorin serb, Richard Grenell, si ndërmjetës.

Shkëlqesia juaj, zoti President, ju lutemi na ndihmoni. Ne meritojmë empatinë tuaj!

Ju lutemi, mos na ndëshkoni me Richard Grenellin!

Bashkojini Kosovën me Shqipërinë. Një kombi tl vogël nuk i duhen dy shtete. Vetëm ju keni guximin ta bëni. Nuk jemi të ndarë sepse deshëm vetë, por sepse Serbia na pushtoi. Sot, jemi të shpërndarë në katër ish-republikat e Jugosllavisë.

Zoti ju ndihmoftë dhe ju bekoftë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat