Jam për listat e hapura, por pse nuk e kam emrin tek lista e mbyllur? Po mirë ore, atë luftë opozitare kaq e kaq muajsh e paske bërë për vete apo për të rrëzuar regjimin. Si i bie, ata njerëz të thjesht që mbajnë sytë tek përmisimi i demokracisë në vend, e drejta e pronës, institucione të pavarura, statusi i nëpunësit, pavarsia institucionale etj., tek ajo demokraci me një kuvend të përfaqësimit dhe jo të bandave, si i bëhet halli për ta, për demokracinë, për Shqipërinë që po bjerret. Apo halli i karrikes tënde së pari. Se i bie, që,bëjmë marrëveshje me regjimin për kaq përqindë lista të mbyllura dhe kaq përqindë lista të hapura, madje me idenë se po minimizojmë fuqinë e Njëshit, fuqinë e regjimit, megjithatë sot po qajmë se përse nuk e kemi emrin tek lista e mbyllur.
Bëjmë marrëveshje brenda vetes për Primaret, për votën e demokratit në bazë, madje të përfshihet aty edhe qytetarin opozitar, (mirë do ishte të ndodhte), por se sot po bërtasim se, përse nuk e kam emrin tek lista e mbyllur. Bëjmë marrëveshje bizarre, jo fort të menduar, për votën e emigrantëve, ftojmë edhe ata që të na suportojmë, ashtu hapur, të na ndihmojmë të rrëzojmë regjimin, megjithatë na djeg menderja se përse nuk e kam emrin tek lista e mbyllur. Që ta marrin vesh robtë, lista e mbyllur është ajo që të bën deputet 100%, pavarsisht se sa vota merr partia, se fiton apo nuk fiton partia, ti bëhesh deputet.
Tani ta marrim vesh, je për të rrëzuar regjimin siç na thua, apo je për të ngrohur mender bythën tënde në karrike? Ta marrim vesh edhe tjetrën, se të gjithë ju që kërcisni e hidhni shashka rrugës, që të iki ky apo ai, ta hapi krahun, kaq e kishte. Mirëpo kur vjen puna tek vetja, nuk e bëni fare këtë pyetje. Dhe ky është një paradoks i vjetër që pavarsisht veshjeve firmatove të regjimit, një pushteti tejet të amortizuar, 12 vjet vjedhje, përfitime, zhvatje, pasurimi marramendës, ti prapë e ke hallin tek mender bytha jote.
Nuk e kuptoj edhe llogjikën, kam marrë vota me shumicë, por pse nuk e kam emrin tek lista e mbyllur? Aq më mirë që ke marrë vota me shumicë, pasi nuk ka rëndësi më, se, cilit rend listor i përket, je i pari apo i pesëmbëdhjeti në listën hapur, tani votohet emri. Kësisoj sfidoje egon e vetes, për sfida rele. N;se ka gabime në hartimin e listave të mbyllura, pjesë e atij marzhi je edhe ti. Respekte për ata që pranuan sfidën dhe nuk bëjnë gam-gam lart e poshtë.