Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare pas përjashtimit nga LDK-ja, ditë më parë ia ka marrë ish-subjektit të saj pesë asambelistë nga komuna e Ferizajt.
Se janë larguar pesë asambleistë të LDK-së nga partia për t’iu bashkuar Osmanit ka treguar edhe kreu i këtij subjekti në Ferizaj, Muharrem Sfarqa.
Ndërsa në Mitrovicë, 33 zyrtarë u larguan nga LDK-ja, të cilët gjithashtu iu bashkuan iniciativës së Vjosa Osmanit.
Edhe asamblistja më e votuar në Ferizaj, dha dorëheqje nga LDK-ja, mirëpo kjo e fundit iu bashkua partisë së Albin Kurtit.
Gjithashtu një rast i një largimi të asambleistit të LDK-së, ndodhi në Podujevë.
Gjithsej brenda dy ditëve, nga LDK-ja u larguan 39 zyrtarë të saj.
Bajraj: LDK-ja po pastrohet
Analisti politik, Fatmir Bajraj, largimin e ansambleistëve e ka quajtur, ikje që pastrojnë LDK-në. Ai ka thënë se Osmani me formimin e listës zgjedhore dhe largimin nga LDK-ja, e ka braktisur filozofinë politike të presidentit Rugova duke përfaqësuar ideologjinë e Kurtit.
Sipas tij e mira e kësaj nga Vjosa Osmani është tërheqja përfundimtare e aseteve të saj nga LDK, që ka për synim dëmtimin e LDK-së dhe të Kosovës
“Ikjet që pastrojnë dhe fisnikërojnë LDK-në ! Vjosa Osmani dhe kontigjenti minor që mbeshtet dhe ndjekë atë, me formimin e Listes zgjedhore dhe largimin praktik nga LDK-ja, përfundimisht braktisin filozofinë politike të presidentit Rugova dhe përqafojnë ideologjinë e ekstremit majtist, atë të pinjollit të Qosjes, z.Kurti, si antipod tipik i LDK-së & Rugovizmit. E vetmja e mirë unike që nxjerrë n'siperfaqe braktisja e LDK-së dhe formimi i Listës së veqantë zgjedhor nga e Vjosa Osmanit, është tërheqja përfundimtare e aseteve të saja n'LDK, përkatsisht e Kolonës së Pestë në LDK e cila krijon "shtrat" të ri politik me synimin: dëmtimin e LDK-së dhe të Kosoves dhe fuzionimin dhe sofistikimin e VV-së së z.Kurti, me t'njëjtat pasoja”, tha ai
Tutje ka theksuar se LDK-në nuk e dëmton ikja e Vjosa Osmanit, por përkundrazi dalja publike kundër LDK-së, dhe se Osmani dhe asamblistët nuk janë as të rrezikshëm dhe as të dëmshëm për LVV-së, përderisa kanë zgjedhur vrasjen politike duke pasur egocentristën majtiste.
“LDK-në, nuk e dëmton ikja e Vjosës tani, përkundrazi ; dalja publike kundër LDK-së dhe filozofisë politike të trashegimisë Rugoviane dhe kalimi në polin e kundërt, pra si antipod, vetëm sa kthjellon dhe qartëson anëtarësinë e LDK-së dhe votuesin e saj për veprimet mercenare të Vjosa Osmanit në LDK, si kuislinge e ideologjisë majtiste Qosjane në Levizjen anarkiste të Kurtit, përkatësisht në LVV. Tanimë, Vjosa Osmani dhe asamblistet e Ferizajit dhe jo vetëm, nuk janë as të rrezikshëm dhe as të dëmshëm për LDK-në, kur të tillët kanë zgjedhë vrasjen politike duke pasuar egocentristën majtiste, ish nënkryetarën dhe kandidatën për Kryemnistre nga ana e LDK-së, zonjën Vjosa Osmani”, tha ai.
Bajraj ka shtuar se pasuesit e Osmanit nga LDK-ja, kanë kapitalizuar gjithë privilegjet që ofron pushteti. Ikjen nga LDK-ja e quan dëm të përkohshëm por të përjetshëm për vetë aktecrët.
“Pasuesit e Vjosa Osmanit, nga LDK-ja kanë gëzuar dhe kapitalizuar gjithë privilegjet që ofron pushteti, por me vete marrin vetëm emrin e tyre personal dhe egocentrizmin duke i'i bashkuar "frymës së ndryshimit" dhe filozofisë politike të turmave të përfaqësuara nga LVV-ja e z.Kurti, në prehërin e së ciles duan të përfundojnë Lista e Vjosa Osmanit bashkë me mbeshtëtësit e saj të identifikuar si Kolonë e Pestë në LDK !kja nga LDK-ja, dëm i përkohshëm për LDK-në, por i përjetshëm për vetë akterët, pre e sondazheve të rrjeteve sociale dhe sondazheve të fabrikuare, të stilit dhe modelit "UFO", ” tha ai
Ai ka shtuar se LDK-ja nga këto idje do të dale më e vetëdijësuar dhe e ndërgjegjshme për veprimet të cilat i kanë kushtuar prore nga hapja pa kritere. Ndërsa zgjedhjet e reja, LDK-në duhet ta nxjerrin me vlera autentike të filozofisë vizionare dhe të urtë të presidentit historik Rugova.
“LDK, nga këto "ikje", do dali e "krehur", por e pastër dhe e fisnikëruar dhe pse jo edhe më e skalitur dhe e unifikuar, njësoj sikurse edhe më e vetëdijësuar dhe e ndergjegjshme për veprimet të cilat i kanë kushtuar prore nga hapja pa kritere dhe filtri jo adekuat për kuadrot dhe struktuarat e saj në të gjitha nivelet. Zgjedhjet e reja Parlamentare, LDK-në duhet t'a gjenë dhe nxjerrin me vlera autentike të provuara dhe të promovuare në filozofinë politike të qendres së djathtë dhe filozofisë vizionare dhe të urtë të presidentit historik Rugova”, tha ai.
Më tej ka theksuar se Vjosa dhe Kolona e Pestë në LDK, nuk mund të shiten dhe as të promovohen si Rugovistë, dhe formimin e Listës jashtë LDK-së e shfytëzoj si urë kalimtare për të hyrë në grupimin e origjive politike të LVV-së.
Ai thotë se nga ikjet e Vjosa Osmanit, LDK-ja do të lirohet nga mercenarizmi politik i tyre dhe vazaliteti ndaj VV-së.
“Vjosa dhe Kolona e Pëstë në LDK, në krye të së ciles doli ajo,. tani e tutje, nuk mund të "shitën" dhe as promovohen si Rugovistë, meq i'a kthyen shpinën shtepisë që i ushqej, rriti dhe promovoj deri në maja atë hierarkisë pushtetore dhe këta të fundit, formimin e Listes jashtë LDK-së, e shfrytëzojnë si urë kalimtare për t'i hyrë në gji, sektes ukulte, përkatësisht grupimit të "orgjive" poltike, Levizjes Vetëvendosje. LDK, nga ikjet e Vjoses & Co, do lirohet nga mercenarizmi politik i tyre dhe vazaliteti ndaj VV-së, duke prodhuar e promovuar kuadro e struktura të cilat zgjidhën e afirmohen nga LDK-ja dhe me logon e saj, por të njëjtit në mbeshtetje të fuqishme të vlerave demokratike europërndimore të cilat kultivon ajo edhe si pjes integrale e PPE-ne, anëtare e së ciles është”, tha ai.
Tutje ka thënë se LDK-në e kanë braktisur grupe të ndryshme hileqare, duke pretenduar që ta dëmtojnë, por me këtë të fundit e gjeti forcën dhe kurajon e ngritjes për të dale më e fuqishme. Kështu edhe pas ikjes së Vjosa Osmanit, do të jenë më të organizuar në realizimin praktik të projektit nacional të presidentit Rugova.
“LDK-në në historinë saj mbi tridhjetëvjeqare e braktisën grupe dhe kontigjente të ndryshme hileqare, duke pretenduar që ta dëmtojnë dhe rrëzojnë për toke atë, por kjo e fundit gjeti forcën dhe kurajon e mbijeteses, ngritjes dhe ringjalljes si feniksi, për të dalë edhe me e fuqishme dhe kohezive, derisa ata të cilet ikën, u shuan përjetësisht. LDK, edhe pas kësaj ikje misterioze dhe neveritëse të Vjosa Osmanit & Co, do do të jetë edhe më e organizuar dhe koshiente për përgjegjësitë kontekstuale dhe misionit të vetë historik në realizimin praktik të projektit nacional të presidentit historik Rugova ; Kosova shtet sovran dhe demokratik”, përfundoi ai.
Mehazi paralajmëron largime tjera
Analisti Sylejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se me largimin e Vjosa Osmanit, ka qenë e dijshme se do të destabilizohet LDK-ja e Isa Mustafës. Ai ka thënë se është e pamundur të mos destabilizohet partia e LDK-së që gjatë zgjedhjeve të kaluara të 6 tetorit, Vjosa Osmani ishte bartëse e gjithë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhor me një rezultat të mirë të votave.
Ka qenë e pritshme se largimi dhe përjashtimi i Vjosa Osmanit do ta destabilizojë LDK-në e Isa Mustafës, dhe ja fillimi i një grupi përçarës të ansablistëve të Ferizajit, si në çdo parti politike kundërtheniet, mospajtimet e përjashtimet fillojnë nga krerët e partisë e përçarjet e ndarjet nisin nga poshtë nga nëndegë e degë të partive. Prandaj, është e pamundur mos të destabilizohej partia e LDK-së që gjatë zgjedhjeve të kaluara të 6 tetorit, Vjosa Osmani ishte bartëse e gjithë procesit zgjedhor dhe mbas zgjedhore me një rezultat të shkëlqyeshëm të votave.
Tutje ka shtuar se të eliminohet Osmani e të mos ketë pasoja për LDK-në është e pamundur. Ai thotë se fillimi i përçarjes së LDK-së nis në Ferizaj dhe do të vazhdojë edhe nëpër degët e nëndegët tjera të Kosovës, me që rast Vjosa Osmani do të dobësoj LDK-në.
“Të eliminohet bartësja kryesore sikurse që është Vjosa Osmani e të mos ketë pasoja LDK-ja e Isa Mustafës është e pamundur. Jo vetëm pesë ansamblistët e LDK-së të Ferizait do i bashkohen grupit qytetarë të Vjosa Osmanit, po fillimi i përçarjes së LDK-së nis në Ferizaj e do vazhdojë nëpër degët e nëndegët tjera të Kosovës e kjo përçarja e LDK-së do mbarojë me shkuarjen e largimin e disa deputetëve e të disa anëtareve të kryesisë qendrore të LDK-se në anën e Vjosa Osmanit. Shkurt e qartë, Vjosa Osmani do dobësojë goxha LDK-në e Isa Mustafës”, përfundoi ai.