Një grup studiuesish të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA kanë realizuar një studim për sëmundjen e autizmit tek fëmijët.
Studimi ka përcjellë 112 fëmijë, 32 prej të cilëve ishin diagnostikuar me autizëm dhe është botuar në revistën “Child Psychology and Psychiatry”.
Rezultatet e studimet kanë treguar se disa prej këtyre fëmijëve, që në vegjëli ishin diagnostikuar si autistë, me rritjen në moshë kuroheshin vetvetiu duke mos pasur asnjë ndryshim me bashkëmoshatarët e tyre.
Autizmi është një çrregullim i trurit që shpesh e bën të vështirë komunikimin dhe lidhjen me njerëzit e tjerë. Personat me autizëm zakonisht duken më të ngathët, janë të pashoqërueshëm dhe tentojnë të jenë më depresivë.