Herpesi gjenital është një nga infeksionet më të zakonshme dhe të frikshme seksualisht të transmetueshme.
Rreth një në çdo gjashtë persona të moshës 14 deri në 49 vjeç kanë këtë sëmundje, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandaimin e Sëmundjeve.
Gjendja është pak më e zakonshme tek gratë, pasi virusi mund të infeksiojë më lehtë një vaginë në krahasim me një penis.
Virusi herpes përhapet nga kontakti i lëkurës në lëkurë me një person që ka virusin herpes dhe i cili ka plagë të dukshme. Ky virus gjithashtu mund të hyjë në trup përmes gojës, labisë, vaginës apo edhe lëkurës së rregulltë që ka të çara ose prerje të vogla.
Siptomat e zakonshme janë:
Kruarje
Ndjesi shpimi ose djegie në zonën vaginale
Simptoma të ngjashme me gripin, siç janë ethet
Dhimbje në këmbë
Ndryshim në shkarkimin vaginal
Dhimbje koke
Urinim i dhimbshëm
Një ndjenjë e presionit në zonën e poshtme të stomakut
Prezervativët mund të ulin mundësinë e marrjes së këtij virusi por kujdes sepse ky virus mund të përhapet në disa pjesë tjera të trupit që prezervativi nuk i mbulon.