Fruti i Ftoit bën pjesë në të njëjtën familje me mollën dhe dardhën dhe konsiderohet si një i afërm i tyre i largët. Fruti e ka origjinën në zonat e ngrohta të Azisë Jug-Perëndimore, në rajonin e Kaukazit. Ftoi ka formën e një dardhe, shtresa e të cilit kur piqet, merr ngjyrë të verdhë në të artë. Dhe pse kultivohet në Shtetet e Bashkuara, varietetet e tij aziatike janë më të butë dhe më të lëngshëm. Përveç se hahet si një frut, ftoi konservohet dhe konsumohet dhe si reçel etj.
Dobitë e Ftoit për shëndetin tonë:
1. Duke qenë i pasur në fibra dietikë, ftoi është shumë i dobishëm për individët që përpiqen dhe duan të humbasin peshën e tepërt.
2. Ftoi është shumë i pasur në antioksidues, të cilët ndihmojnë trupin në luftën kundër radikaleve të lira dhe zvogëlon rrezikun e kancerit.
3. Hulumtimet kanë zbuluar se ftoi mund të ketë veti të ndryshme anti-virale.
4. Eshtë vërejtur se konsumimi i Ftoit është shumë i dobishëm për personat që vuajnë nga ulçera e stomakut.
5. Besohet gjithashtu se konsumimi i ftoit është i vlefshëm në ruajtjen e një shëndeti të përgjithshëm optimal të individit.
6. Konsumimi i rregullt i ftoit nuk ndihmon vetëm në tretje, por dhe në uljen e kolisterolit.
7. Prania e Potasiumit tek ftoi ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut.
8. Vitamina C që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës tek individët.