Pjeshkat vijnë nga Kina, ku për të parën herë janë kultivuar para 4.000 vitesh. Janë të pasura me vitamina, antioksidues dhe flavonoide.
ANTIOKSIDUES
Hulumtimet kanë treguar se pjeshkat janë burim i mirë i antioksiduesve. Vitamina C dhe E në trup veprojnë si antioksidues. Antioksiduesit gjenden edhe në lëvore, por edhe në brendinë e saj.
KONTROLLIMI I PESHËS
Pjeshkat mund të jenë një aleat për personat që dëshirojnë të humbin në peshë. Një pjeshkë e madhësisë mesatare posedon rreth 60 kalori. Kjo do të thotë se mund të hani dhjetë të tilla, aq sa përmban një drekë.
FIBRAT
Pjeshkat, sikurse edhe shumica e pemëve, përmbajnë shumë fibra. Fibrat ndihmojnë në tretje dhe parandalojnë kapsllëkun. Po ashtu pakësojnë kolesterolin dhe e mbrojnë zemrën.
ALERGJITË
Një mangësi e saj është se shumë njerëz janë alergjikë ndaj saj. Alergjia ndodh për shkakun e ndjeshmërisë në proteinën, e cila ndodh si në pjeshka po ashtu edhe në badem. Mund të manifestohet me probleme në organet e frymëmarrjes, simptoma orale apo probleme në tretje.