Sindroma “Raynaud” ndodh kur furnizimi me gjak në gishtat e duarve dhe këmbëve, hundë dhe veshë pakësohet. Kjo zakonisht vjen si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në këto zona.
Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni Sindromën e “Raynaud” është të njiheni me simptomat e zakonshme të kësaj patologjie – ndryshime në ngjyrën e lëkurës, dhembje, ndjesi therëse dhe mavijosje. Mos i neglizhoni këto simptoma, por kërkoni menjëherë ndihmën e mjekut. Disa hapa për të lehtësuar simptomat:
- Konsumoni ushqime si mish pule, prodhime deti, kërpudha
- Xhenxhefili ndihmon në ngrohjen e trupit
- Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut
- Masazhoni duart dhe këmbët dhe mbajini ngrohtë
- Agrumet rekomandohen
- Meditimi ndihmon në relaksimin e trupit
Njohja me disa praktika shëndetësore ndihmon të përballoni stinën e dimrit pa probleme shëndetësore.