Cilat janë simptomat e kancerit të vezoreve?

Shëndetësia

Cilat janë simptomat e kancerit të vezoreve?

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Kanceri i vezoreve ka tendencë të kalojë pa u vënë re në fazat e tij të hershme, por këtu janë disa nga shenjat për të cilat duhet kujdesur.

Është thelbësore të hidhet dritë mbi sëmundjen shpesh të heshtur, por vdekjeprurëse të kancerit të vezoreve, e cila njihet si “vrasësi i heshtur” pasi është një kundërshtar i frikshëm dhe bart një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e grave.

Sipas doktoreshës Monika Pansari, kanceri i vezoreve tenton të kalojë pa u vënë re në fazat e tij të hershme pasi simptomat mund të jenë delikate, shkruan HindustanTimes.

Disa nga simptomat janë fryrja e barkun e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme, e cila shoqërohet me ndjenjën e ngopjes.

Simptomë tjetër është edhe dhimbja e barkut, urinimi i shpeshtë si dhe lodhja.

“Kur bëhet fjalë për trajtimin e kancerit vezor, zbulimi i hershëm është thelbësor. Opsionet e trajtimit mund të ndryshojnë në varësi të fazës së kancerit dhe shëndetit të përgjithshëm të pacientit”, shtoi tutje Pansari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat