Kryemadhi: LSi do ketë listë më vete. Bushati: Po shikoni hallin e vogël të partisë sesa luftën kundër këtij regjimi

Shqipëria

Kryemadhi: LSi do ketë listë më vete. Bushati: Po shikoni hallin e vogël të partisë sesa luftën kundër këtij regjimi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 21:38
Monika Kryemadhi

Në një kohë që zgjedhjet janë gjithnjë e më afër, opozita e bashkuar nuk ka dalë akoma në një vendim të hapur nëse do të kandidojnë në një listë.

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi tha në Open se LSI do të ketë një listë më vete.

Kryemadhi: Duhet të rishikojmë stilistikën për koaliconet, kemi një koalicion që është opozita e bashkuar që do ja gjejmë emrin më vonë, po nëse do ketë një listë, dy apo 3 do shihet më vonë. Po sigurisht që LSI do ketë një listë ku do ketë kandidatët e veta dhe PD do kenë një listë.
Jemi në diskutime për 2-3 qarqe, është një lloj perceptimi sikur ndahen vota, po duke qene listë e hapur jo.

PD dhe LSI nuk e maksimimizojmë votën veç e veç?

S’është e vërtetë. Sondazhet tona na nxjerrin 14 përqind. LSI në listë më vete ju jep shanse socialistëve që të dalin të votojnë por dhe për administratës publike .

Nëse ka pakënaqësi ne e kanalizojmë.

Bushati: Unë mendoj se është humbëse, sepse mund të dilnin në një listë dhe vec e vec. Edhe sot ju e thatë me gjys zëri që do jemi në një listë dhe do gjejmë një emer koalicionit , Basha thotë se kemi vendos akoma, imoralitet i madh ndaj popullit, ju jeni liderët e opozitës por jo padronët e opozitarizmit,. Akoma sot njerëzit nuk e dinë a dilni bashkë me Bashën apo veç. S’është korrekte për mua.

Sipas llogarive të mia ka qarqe ku del më mirë të jesh në një listë të vetme, sidomos ato me nr tek sepse nuk humbitet asnjë votë.
Ju nuk keni qënë bashkë me PD më parë , se PS sot s’do kishte 74 mandate.

Ju keni thënë që jemi përballë një autokracie, dhe kjo do bënte që njerëzit e zhgënjyer të bashkoheshin me ju, si koalicion se sa si fansa te LSI apo PD.
Ju si Rilindja po shikoni hallin e vogël të partisë sesa hallin e koalicionit për të mirën e vendit kundër këtij regjimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat