Ikjet nga LSI/ Monika Kryemadhi: I kemi larguar vetë, për shkak të dokumentacionit që kemi administruar

Shqipëria

Ikjet nga LSI/ Monika Kryemadhi: I kemi larguar vetë, për shkak të dokumentacionit që kemi administruar

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur edhe për të larguar nga kjo forcë politike.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi u shpreh se të gjitha figurat politike që kanë ikur, i ka larguar LSI, për shkak të dokumentacionit që kjo forcë politike ka administruar.

Kryemadhi tha gjithashtu se nuk ka asnjë shqetësim dhe frikë për personat e larguar, pasi sipas saj, të rinjtë janë ata që do të votojnë në masë LSI në zgjedhjet e 25 prillit.

“Çdo figurë që shitet sikur ka ikur nga LSI të jeni të sigurt që e ka larguar LSI-ja për shkak të dokumenteve që LSI ka administruar dhe ka mbledhur për personat që po shiten si risi e ardhur në jetën politike shqiptare.

Nuk ka asnjë shqetësim për LSI. Mosha 18-24 vjeç do të jenë bindshëm votues të LSI.

Njerëzit që kanë frikë flasin për sondazhet, ata që nuk kanë frikë nuk merren me sondazhe. Milionat që shpenzohen për sondazhe mendoj që do ishin më mirë të çoheshin për ndihmë ekonomike”, tha Kryemadhi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat