Dy të moshuar i japin fund jetës, familjarët i gjejnë të vetëvarur

Shqipëria

Dy të moshuar i japin fund jetës, familjarët i gjejnë të vetëvarur

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 09:59
Ilustrim

Dy të moshuar janë gjetur të vetëvarur nga familjarët këtë të martë në Belsh dhe në Librazhd.

Policia ka bërë me dije se një 73 vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali.

Ndër të tjera mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Gjithashtu një tjetër i moshuar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat