Biles nuk ndale

Sporti

Biles nuk ndale

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 11:03
Simone Biles

Simone Biles nuk lodhet kurrë duke bërë histori. Gjimnastja amerikane u kurorëzua kampione olimpike në “Paris 2024”, këtë të shtunë. Kjo ishte medalja e tretë e artë që gjimnastja ka fituar në edicionin aktual të Lojërave Olimpike.

Në “Bercy Arena”, Biles e gjeti veten në një duel të nxehtë me brazilianen Rebeca Andrade. Në finale, Biles, e cila tashmë kishte fituar medaljen e artë në në Rio 2016, shënoi gjithsej 15.300 pikë, duke e lënë Andraden në vendin e dytë me 14.966. Podiumin e plotësoi amerikania Jade Carey me 14.466 pikë.

Simone Biles shton një tjetër titull Paris 2024, por nuk mbaron me kaq. Biles ka mundësinë të marrë më shumë medalje të arta dhe të vazhdojë të shkruajë histori pasi do të marrë pjesë edhe në 2 finalet e mbetura të turneut.

Në moshën 27-vjeçare, gjimnastja amerikane tani ka gjithsej shtatë medalje ari, tre të fituara në “Paris 2024” dhe katër në “Rio 2016”.

Me shtatë medaljet e fituara, Biles ka barazuar çeken Vera Caslavska dhe është pas sovjetikes Larisa Latynina (9) për t’u bërë gjimnastja me më shumë medalje olimpike të të gjitha kohërave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat