Niantic Labs ka njoftuar se po shet divizionin e video-lojërave një kompanie nga Arabia Saudite. Kompania amerikane e zhvillimit të softuerëve ka bërë të ditur se do ta shesë sektorin e video-lojërave firmës Scopely, e cila është në pronësi saudite, për 3.5 miliardë dollarë (3.2 miliardë euro).
Sipas The Guardian, ky vendim erdhi pasi Niantic nuk arriti të përsëriste suksesin e lojës së saj të vitit 2016, “Pokémon Go”.
Kompania u themelua në vitin 2010 si një startup i brendshëm brenda Google dhe është e njohur për zhvillimin e lojërave mobile me realitet të shtuar, si Ingress dhe Pokémon Go.
Marrëveshja, e cila është bërë publike, synon të përforcojë ambiciet e Arabisë Saudite për t’u bërë një qendër globale e industrisë së lojërave.
Fondi shtetëror i mbretërisë bleu Scopely për 4.9 miliardë dollarë në vitin 2023, si pjesë e përpjekjeve për të diversifikuar ekonominë e vendit, duke u larguar nga mbështetja te industria e karburanteve fosile.
Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të Pokémon Go, Niantic nuk arriti të krijonte një tjetër lojë po aq të suksesshme dhe u detyrua të shkarkonte punonjës në vitet 2022 dhe 2023.