Rafael Nadal shkruan një tjetër kapitull në historinë e tenisit duke festuar titullin e Roland Garros, trofeun e 14-të në karrierë.
Nadal e fitoi këtë trofe pasi mposhti norvegjezin Casper Ruud në tre sete me rezultatin 6-3 6-3 6-0.
Pas këtij turneu 36-vjeçari përmirëson rekordin e tij, duke arritur në 22 Slam në karrierë, 2 më shumë se Federer dhe Gjokoviq.
Spanjolli nuk di të ndalet dhe këtë e ka treguar edhe në rekordin e çmimeve të fituara, dhe në Paris e tregoi edhe njëherë tjetër që është “mbreti” i kryeqytetit Francez.