Iva Tico solli për ndjekësit e saj një tjetër recetë të shijshme. Këtë herë diçka që do t’ju ëmbëlsojë juve dhe miqtë tuaj. E veçanta është se koha që merr pregatitja e saj zgjat vetëm tre minuta.
Përgatitja:
1: Bli një petë sfogliate katrore
2: Pudrose me kanellë, shtro mbi gjysmën e saj recelin tënd të preferuar (i imi është me borronica , pa sheqer dhe i ëmbelsuar me shurup agave, shto arra mbi recel, mbeshtille role dhe nese ke borronica te freskëta vendosi sipër.
3: Prite në forma rondelesh, shtroje mbi leter furre dhe piqi për 10-15 minuta në furrën e ngrohur në 180 gradë.
4. Sheqeri pluhur sipër eshte dekorues, mund dhe ta shmangni.