Tirana dhe Partizani janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj, të kualifikuara mbrëmjen e sotme pas ndeshjeve gjysmëfinale, të luajtura në Farkë. Në këtë event marrin pjesë dy ekipe nga Shqipëria e dy nga Kosova.
Tirana, në gjysmëfinalen e parë, mundi 3-0 kosovarët e Luboteni (25-16, 26-24, 25-17), një ndeshje e komanduar nga bardheblutë. Miqtë nga Kosova dueluan vetëm në setin e dytë, shumë pak për të shpresuar të fitojnë.
Disi më e bukur gjysmëfinalja tjetër, ku Partizani fitoi 3-0 ndaj Pejës (25-22, 25-21, 25-20). Një sfidë e ekuilibruar në shumicën e kohës, me kosovarët që rivalizuan disi, por pa mundur të mposhtin Partizanin, më i saktë dhe i kujdesshëm në pikët e fundit në cdo set.
Kupa e Pavarësisë-Meshkuj
Tirana – Luboteni, 3-0
Peja – Partizani, 0-3
Finale
Tirana – Partizani, 27 nëntor
Kupa e Pavarësisë-Femra
Drita – Skënderbeu, 0-3
Partizani – Fer Volej, 3-0
Finale
Partizani – Skënderbeu, 27 nëntor