Drita e Gjilanit ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:22, 17:25, 25:20, 35:33 ndaj Suti Sport, në takimin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në volejboll.
Drita ka regjistruar një fitore të rëndësishme si mysafire në Pejë, duke mposhtur Suti Sport me rezultat 3:1.
Ndeshja u mbyll me një set të katërt tejet dramatik, ku skuadrat luftuan deri në fund, por Drita arriti ta fitonte 35:33, duke vulosur triumfin.
Për pejanet, ky ishte një rast i humbur për të marrë pikë të vlefshme, ndërsa Drita vazhdon rrugëtimin në elitë me synime të qarta drejt fazës Play-Off.