Akil Gjakova shpërtheu si vullkani në Kampionatin Evropian në kategorinë – 73 kg.
Një Akil që nuk ndalej në tatami në përballje me rivalët e Kontinentit të Vjetër.
Triumfues ndaj secilit, duke fituar titullin e kampionit të Evropës.
Suksesi i tij la pa fjalë gjithë Evropën, në anën tjetër emocionoi me miliona shqiptar.
Akili ka pasur një vit të madh, tani e ka fokusin në vitet e ardhshme edhe titullin e botës edhe kampionin olimpik në vitin 2024, që të kompletojë të gjitha sukseset në vitrinën e tij.
Mjeshtri në secilën luftë, duke i lënë në pozicion pat rivalët.
Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, është jashtëzakonisht i lumtur, që edhe të meshkujt ia solli shtetit tonë titullin e Evropës. “Mbreti i vitit”, kush tjetër pos Akilit.