Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, ka jep një lajm ku thotë se e gjithë dega e Nismës në Komoran ka kaluar në PDK.
Haxhiu tha në facebook se është kënaqësi ta mirëpres në PDK komplet degën e Nimsas në Komoran.
Tutje, ai falënderoi kryetarin e kësaj nëndege dhe strukturës që i ka besuar vizionit të PDK’së.
“Ishte kënaqësi të mirëpres në PDK komplet degën e NISMA-s në Komoran
Faleminderit kryetarit të kësaj nëndege, Faik Ibriqi dhe gjithë strukturës që i ka besuar vizionit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Ai gjithashtu bëri thirrje të votohet PDK’ja me numër 134, Enver Hoxhaj me numër një në këtë parti si bartës i listës dhe vet Haxhiu me numrin 109.