Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se viti 2020 ka qenë sfidues për fëmijët dhe prindërit e tyre, për shkak të pandemisë.
Jahjaga gjatë një diskutimi për librin me nxënësit përfitues të bibliotekës qarkulluese, ka thënë se pasuria më e madhe e vendit janë rinia.
“Periudha e pandemisë do të vërejmë shumë pasoja.
Barra e madhe ka qenë tek prindërit dhe familjarët. Iniciativa të tilla kanë rëndësi të veçantë. Ky vit ka qenë goxha sfidues. Pasuria më e madhe e këtij vendi jeni ju të rinjtë e Kosovës”, tha ajo.