Anulohen tri fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

Kosova

Anulohen tri fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

Më: 11 janar 2021 Në ora: 22:25
Aeroporti “Adem Jashari”

Tri fluturime janë anuluar gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për shkak të një dëmtimi që e ka pësuar një pajisje e kontrollit ajror të avionëve gjatë fluturimit.

Zëdhënësi i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Driton Ujkani, ka thënë përmes telefonit se shkak i dëmtimit të kësaj pajisje ishin vërshimet e ujit që kanë hyrë në pjesën ku gjendet ajo.

Megjithatë sipas tij problemi tashmë është sanuar dhe fluturimet mund të ndodhin sipas planit të paraparë. Ndërsa për tri fluturimet e anuluara, dy në shkuarje dhe një në ardhje, varet nga kompanitë që të vendosin nëse mund të udhëtojnë me vonesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat