​Parashikimi i motit

Kosova

​Parashikimi i motit

Më: 27 janar 2025 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke sjellë një mot më të ngrohtë në krahasim me javën që lamë pas.

Derisa sipas institutit cilësia e ajrit parashikohet të jetë e dobët, përveç ditës së mërkurë, ku parashihen riga shiu dhe qarkullim i mirë i ajrit.

“Rekomandohet që personat me probleme të frymëmarrjes, fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të kufizojnë daljet gjatë orëve me mjegull dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në zonat urbane”, thuhet në njoftimin e institutit.

Instituti ka bërë me dije se të hënën do të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara ndërsa në mëngjes paraqiten kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet nga 12°C deri në 15°C . Do të fryjë erë e lehë nga jugperëndimi”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat