Mos më gjyko nëse sonte kisha gjetje të gabuar
Se nganjëherë ndodh, as arma e poetit nuk shkreh
Për dashurinë u shkrua që kur bota është krijuar
E as vargu më i përsosur krejt dashurinë nuk e shpreh
Kam thënë shumë herë, mrekulli nuk mund të bëj
Apo ndoshta është një mrekulli dashuria e vërtetë
E shkopin magjik edhe nëse një ditë unë do ta gjëj
Dashurinë e bekuar nuk e ndërroj me asgjë në jetë