O, zot dorën mos na lësho
Po, a shpallet krimineli hero,
Cili popull n’botën e civilizuar
Kriminelin e bënë njeri të shquar,
N’mes sheshi lapidarin ia ngrisin
Me lavde atdhetari e qëndisin
E shpallin kriminelin hero e trim
Heroizmi i tij është i zhytur në krim.
Ai që turturon e vranë pleq e të rinjë
Masakron pa mëshirë edhe fëmijë
Ç’është jo serbe mallterton e dhunon
Nëpër kufoma të tyre shkel e kalon,
Ai me gjakun e njerëzve dehet e rron
Edhe nxënës e student burgos e helmon,
Ai që përndjek e trazon nga trolli i vet
Njerëz të pa fajshëm dhe fëmijë në djep,
Ai që edhe të kafshon edhe të akuzon
Edhe zotin me manipulu me lutje tenton,
Serbët këtë lloj djalli e shpallin edhe « hero »
Zot, ke mëshirë, prej dorës tënde mos na lësho.