Gjamë e madhe u ngjitë qiellit,
ia hijeshojë ngjyrën ylberit...
Kthetrat kulqedrës për t’ia shkurtuar,
e bënë Botën për t’u bashkuar...
Gjëmojë thellë nëna-loke,
Për t’i nxjerrë trimat prej kësj toke...
S’bashku me u bë t’vdekur e t’gjallë,
aromë lule vendit me i ardhë...
Për t’çelë lulet n’vendet tona,
pastërti erdhi nga Jehona...
Për t’hequr lakejt nga krimi,
nga përkrahja u gjetë shpëtimi...
Humbën retë dhe u kthjellë moti,
titullar u bë i Zoti...
Prapë n’shtëpi t’vet ai ndriçojë,
vendin e tij hijeshojë...