Cikël me poezi

Kultura

Cikël me poezi

Nga: Gjon Neçaj Më: 25 korrik 2024 Në ora: 15:54
Gjon Neçaj

1.POETË, EJANI NE VENDLINDJEN TIME

Poetë, ejani në vendlindjen time,

Ju ftoj me bujarinë e zemrës së malësorëve të mi

Do u presim si mysafirë të urtë

Në sofrën e krenarisë,

Me besë,

Me mikpritje,

Trimëri.

Ejani,

Bora është përvjelë deri lart në Majën e Hekurave,

Kokrra e grurit është mbufatur nën dhe,

Njomëza e ahut ka dalë në ashtën e Ndërmanjes,

E sythi i zemrës së malësorëve të mi

çelë në çdo stinë…

Ejani,

Këtu në vendlindjen time,

Me adresë të plotë

Rreze majës se Hekurave e buzë Drinit,

Ku rrinë kurorë malet kreshtëbardha.

E shqipet n’çatitë e kullave ngrejnë foletë,

Këtu ,në skajin me të largët

Te Atdheut.

2.S’JE MË

Puthje e ëmbël që vjen natës gënjeshtare,

Puthje e ëmbël prej ëndrrës e gatuar,

Puthje që të shijoj deri ne mëngjes,

Pastaj me tretesh e me le te vetmuar.

3.Ç’ËSHTË AI ZË

C’është ai zë që pisket mbi alpet kreshtëbardha?!

Piskama e tij mbi një shekull oshëtin,

Në grykën e Kaçanikut e s’ka të sosur

Jakup Ferri në Bjeshkët e Nemuna,

Portreti i tij i përmotshëm,

I pa varrosur…

4.MOS E VONO MBRËMJEN

Mos e vono mbrëmjen

Muzgu i verës.

Baresha bjeshke dirgjet rogës së luadhit;

Syri i diellit fshihet pas majës.

Sokoli i djalit mrizeve kësaj dite,

Me qerpik të syrit e ndoqi bjeshkën.

Bjeshka si zanë i prin ogiçit,

Djali këtë ditë e paditi veten

Mos e vono mbrëmjen,

O muzgu i verës!

Takoj dy zemra këtë mbrëmje bjeshke,

Se pa pushim rrahin n’ rrënjët e mrizit te moçëm,

E dashuria rrjedh e bardhe si qumësht deleje.,,

5.PERSERI PER NIKAJ-MERTURIN

Nikaj -Mertur

Në krahët e tu e kam ndier veten zog,

Ende pa lindur,

Me zemërbardhësinë e malësorëve,

Në këto kulla

Jam rritur,

Për t'u ulur një ditë odave ,

Përkrah me këta burra.

6. FUNDDIMRI NE VERI

( Duke perifrazuar Martin Camajn në 99 - vjetorin e lindjës )

Zgjatet dita e bora përvilet,

nëpër livedhe tëna shkret,

Egërsirat bjeshkëve

kërkojnë shpëtim

Zgavrave për t'u futur.

Çdo rrugë që niset

kah bjeshkët,

përfundon në lara bore.

E unë mundohem me qenë

si kjo pranverë e brishtë

që po vjen,

Ngadalë,ngadalë me plagë

të mbuluara

Nën shtatë lëkura.

7.MALL

Ka vite që jam larguar prej Mserri ,

Gushkuqi ka lënë përgjysmë folenë

Në murin e kullës sime

Malli me dogji për bashkëfshatarët e mi,

e çdo ditë i kam në mendjen time.

Mysafir erdha,

Po cilin prej tyre të takoj së pari

Unë u mallëngjeva,e pa kuptuar,

Se i pari më përqafonte malli…

8.QERPIK I PËRLOTUR

( Në kujtim të prindërve të mi )

Dielli lëshoi rrezet

Mbi kullën time

Në Mserr.

Visari akoma flinte…

Syri i diellit rrezatonte

Mespërmes një reje.

Unë sapo isha zgjuar,

Në vegimet e fëmijërisë,

Prindërit e mi kërkoja

Rreth e rrotull.

Qerpiku im,

I njomë, i përlotur…

9.ZHGËNJIM

Edhe pse lindëm ( siç mendon njerëzia ),

Për të qenë të përjetshëm,

Vdekja na sillet si fantazmë çdo ditë

Pranë vetes.

Kjo poezi ( pa poezi !) për mua

E të gjithë,

Qoftë gënjeshtër…

10.KAM LEJE

Kam leje për të shkruar poezi,

Kam leje për t’u mahitë me djalin tim,

Kam leje për të dashuruar.

Jeta është për t’u jetuar…

11.Ç’BURRËRIM I VONË

Termopile në jetën me standarte absurde,

Miklojmë vitet e sotme moderne;

Ne, bijtë e Jezusit të murosur në kryq

Tash dymijë vjet.

Edhe sa mijëvjeçarë

Na duhen për t’u çburrëruar…

12.Ç’ËSHTË AI ZË

C’është ai zë që pisket mbi alpet kreshtëbardha?!

Piskama e tij mbi një shekull oshëtin,

Në grykën e Kaçanikut e s’ka të sosur

Jakup Ferri në Bjeshkët e Nemuna,

Portreti i tij i përmotshëm,

I pa varrosur…

13.MOS E VONO MBRËMJEN

Mos e vono mbrëmjen

Muzgu i verës.

Baresha bjeshke dirgjet rogës së luadhit;

Syri i diellit fshihet pas majës.

Sokoli i djalit mrizeve kësaj dite,

Me qerpik të syrit e ndoqi bjeshkën.

Bjeshka si zanë i prin ogiçit,

Djali këtë ditë e paditi veten

Mos e vono mbrëmjen,

O muzgu i verës!

Takoj dy zemra këtë mbrëmje bjeshke,

Se pa pushim rrahin n’ rrënjët e mrizit te moçëm,

E dashuria rrjedh e bardhe si qumësht deleje.,,

14.PERSERI PER NIKAJ-MERTURIN

Nikaj -Mertur

Në krahët e tu e kam ndier veten zog,

Ende pa lindur,

Me zemërbardhësinë e malësorëve,

Në këto kulla

Jam rritur,

Për t'u ulur një ditë odave ,

Përkrah me këta burra.

15.MALL

Ka vite që jam larguar prej Mserri ,

Gushkuqi ka lënë përgjysmë folenë

Në murin e kullës sime

Malli me dogji për bashkëfshatarët e mi,

e çdo ditë i kam në mendjen time.

Mysafir erdha,

Po cilin prej tyre të takoj së pari

Unë u mallëngjeva,e pa kuptuar,

Se i pari më përqafonte malli…

16.VAJZAT E FSHATIT TIM

Në sytë e shkruar u rrezon rrezja e diellit,

Në flokët e lëshuar tufalakët e ahave në Kaki

Kur qeshin,

Qukat në faqe kuqlojnë si petalet e shebojës

Buzët e tyre kokrra bojliash në majë të qershive.

Shpesh djemtë hutohen dhe nuk i hanë bojliat,

Ndonëse gjithë diten mrizojnë bjeshkëve të vendlindjes…

17.I VRARË, MBASE JO I VDEKUR

Unë, Robinson i vetmuar mbeta,

Në jetën e pasosur të këtij fillimshekulli,

Ndonëse në metastazat kanceroze të njerëzimit,

Kam klithur me gjithë forcën shpirtërore prej njeriu,

Nëpër katakombet e çjerra dhe marramendëse të mjerimit,

Kur linda, isha i varë dhe zemrën e kisha të copëtuar,

( ndonëse e dhimbshme, sapo kish filluar të rrahë),

Doçkat e vogla ngrita përpjetë drejt qiellit, drejt Zotit,

Për të qenë i përjetshëm në këtë shekull të vetmuar.

E përpara se të mësoj për të folur,

Recitova pjesët e Ungjillit dhe kujtova krishtin e kryqëzuar,

“ Në këtë shekull plot me lot”,

Vajtova në thellësitë e shpirtit,

Po zemra, e mjera zemër,

Rrihte papushuar në gjoksin e njomë vazhdimisht kot,

Që kur linda, pra i vrarë në zemër isha,

Por i vdekur nuk isha kurrësesi,

Se doja të jetoja,

E në brendësinë e shpirtit fëminor

Të jetoja me shpresë, me fjalët përpëlitëse,

Posi, posi…

18.TE GURRA E KROIT

( motiv popullor )

Në burimin e akullt bora e janarit,

Lëshonte flokëzat mbi gërshetin e zi.

Delet e çobanit të bardha si bora,

I shkonin prapa ujë për të pi.

Çika bucelën mbushte nën gurrë,

Delet pinin në lugjet ujëborë,

Çobanit në fytyrë iu zbardhte një nur,

Kur shihte te burimi një lulemollë.

Dhe lëng i shkonte çobanit nga goja,

Natyra i bëhej gusht a shtator,

Kish droje të kafshonte dy kokrra molla,

Ose të paktën t’i prekte me dorë.

19.QERPIK I PËRLOTUR

( Në kujtim të prindërve të mi )

Dielli lëshoi rrezet

Mbi kullën time

Në Mserr.

Visari akoma flinte…

Syri i diellit rrezatonte

Mespërmes një reje.

Unë sapo isha zgjuar,

Në vegimet e fëmijërisë,

Prindërit e mi kërkoja

Rreth e rrotull.

Qerpiku im,

I njomë, i përlotur…

20.ZHGËNJIM

Edhe pse lindëm ( siç mendon njerëzia ),

Për të qenë të përjetshëm,

Vdekja na sillet si fantazmë çdo ditë

Pranë vetes.

Kjo poezi ( pa poezi !) për mua

E të gjithë,

Qoftë gënjeshtër…

Gjon NEÇAJ

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat