Shpresa po humb shkëlqimin

Kultura

Shpresa po humb shkëlqimin

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 15 mars 2025 Në ora: 14:13
Milazim Zeqiraj

Kosova shtet i pavarur e sovran

Më plagë në zemër,

Në sofrën e madhe Europë.

Në rrugtimin tonë s´jemi vetëm.

Problemet tona s´janë të dikujt tjetër.

Ti erdhe se ne deshtëm.

Tani po hesht, 

Pritja po e humb shkëlqimin 

Për premtme e kritika s´ka vend.

Fushata iku.

Mjaft më numërime

Kohën e kaluara së vajtojmë

Fillo punën se ne po presim

Ne se kemi hallin tëndë më pritë.

Bota ka hallet e veta.

Yjt sëmuar po ndezën vet në qiell

Jasht vetëtimë e murmerim 

Njerërzimi po vallëzon në hijen e zjarrit

Toka e qielli po kallën

Demonët janë çmendur.

Ne duhet ti zgjojmë,

të fjeturit në kohë pa kohë

që të ecim bregoreve të lulëzuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat