“Partia Demokratike duhet të jetë funksionale dhe jo parti private, ajo do ishte ideale sikur mos të kishte llogaritë e bllokuara sikur tani. Kjo parti është e nevojshme dhe këtë e di edhe pushtetit, që ka bërë çmos të pamundësojë punën e saj”, ka deklaruar Sasha Paunoviç ish kryetar i komunës Paraçin dhe zëvendës –kryetar i Partisë Demokratike (DS) për “Danas”, transmeton “Bota Sot”.
“Duhet të aftësohet DS si parti funksionale, ku anëtarët zgjedhin udhëheqjen e jo të jetë parti private. Kjo duhet të jetë parti serioze e jo parti me llogari të bllokuar, si e tillë ajo mund të jetë opozitë e nevojshme për pushtetin”, tha ai.
Paunoviç tha se dalja në zgjedhje nuk ishte gabim, ndonëse nuk fitoi, por nuk tha edhe nëse do të kthehet në DS.
“Nuk ishte vendim i gabuar. Ne kishim qasje në mendimet e qytetarëve dhe rreth 12 mije e 500 njerëz do mbështesnin listën ton. Por ndodhi virusi dhe gjërat ndryshuan. Të njëjtën gjë do bëja përsëri se e kam obligim për mbështetjen e tyre. Kishim shumë presion, por shkuam deri në fund, ndërsa për kthim në DS tash nuk mund të them asgjë”, tha Paunoviç.
Nëse nuk ka ndryshime në kushtet zgjedhore, opozita përsëri do të bojkotoj zgjedhjet.
“Ata që marrin vendime presin që të ndodhë diçka dhe fitorja të ju shërbehet në prehër. Ndoshta presin vendimin e vendeve të jashtme që të ndalin diktaturën në Serbi që është iluzore. Të tjerët presin që Kosova do të jetë vendimtare për rënien e pushtetit apo se do ketë do lodhet opinioni nga pushteti aktual. Kosova sigurisht nuk është çështje që rrëzon Vuçiqin. Ka njerëz në opozitë që presin këtë dhe të tillë që nuk presin se nuk jetohet në këto kushte. Unë për vete e di se do punoj dhe merrem me probleme lokale, vazhdoj me politikën dhe idetë demokratike”, tha Paunoviç.